Tadic konfirmon arrestimin e Mladicit

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic konfirmoi se të enjten në orët e paradites në koordinim me Agjencinë Informative të Sigurisë së Serbisë është arrestuar i shumëkërkuari nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mladic.

Presidenti serb bëri të ditur se janë duke u kryer të gjitha procedurat për ekstradimin e gjeneralit serb për në Gjykatën e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Sipas tij, arrestimi i Mladicit tregon përkushtimin e Serbisë për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës. Me këtë arrestim tha se e kanë hequr fytyrën e zezë të Serbisë, dhe e kanë ngritur moralin e shtetit, për të hapur një faqe të re për Serbinë dhe të gjitha dyert për integrimin e BE-së.

Sipas presidentit serb, edhe i kërkuari tjetër Goran Hacic do të arrestohet posa të mësohet vendndodhja e tij.

Tadic i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të nisin hetimet nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit, për dyshimet lidhur me trafikimin e organeve të serbëve të kidnapuar gjatë luftës në Kosovë, pohime këto që kanë dal nga raporti i Dick Marty.

Ndryshe, presidenti serb i falënderoi të gjitha Njësitë që kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e Mladicit, të cilat kanë punuar intensivisht që nga gushti i vitit të kaluar për të ditur se ku fshihet Mladic./Telegrafi/

Arrestohet Ratko Mladic

Mediat në Serbi raportojnë se është arrestuar një person që dyshohet të jetë Ratko Mladic, i cili kërkohet nga Tribunali i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

B92 shkruan se ka qenë në gjendje për të verifikuar një burrë të arrestuar e që dyshohet të jetë Mladic. Mladic u arrestuar në Serbi dhe shfrytëzonte dokumente false me emrin Milorad Komadic.

Momentalisht ai ndodhet në lokalet e BIA-s në Banjicë afër Beogradit, ndërsa u arrestuar në ditën kur në Beograd arrin Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Operacioni i fshehtë erdhi pas një lajmërimi të se ky person, me emrin Milorad Komandic “zotëronte disa shenja të identifikimit të Ratko Mlladiqi dhe ishte fizikisht shumë të ngjashme me atë”, transmetojnë mediat serbe.

Raporti nuk e përmend vendin ku është bërë arrestimi.

B92 thuhet se ka kontaktuar policinë, dhe vetëm është thënë se janë duke u bërë një kontroll identiteti dhe një analizë të ADN-së, e cila si e plotë do të kryhet për tri ditë.

Ndryshe, presidenti serb Boris Tadic ka paralajmëruar një paraqitje para gazetarëve rreth orës 13:00.

Ish-udhëheqësi ushtarak të serbëve në Bosnjë është i kërkuar nga Tribunali i Hagës për akuzat e genocidit dhe krime lufte. /Telegrafi/

KOMENTOJE