Këshilltarët e Iniciativës Qytetare kërkojnë fillimin e procedurës kundër kryetarit të KU Tuz Nikollë Gegaj

Këshilltarët e Iniciativës Qytetare në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit, Smajl – Maliq Çunmulaj dhe Vasel Sinishtaj kanë deklaruar për mediet malazeze se kanë fakte se kryetari i KU Tuz Nikollë Gegaj nuk posedon diplomë legale të Fakultetit Metalurgjik.
Çunmulaj dhe Sinishtaj kishin deklaruar se ata do të paraqesin në Prokurorin Publike këtë rast me qëllim të fillimit të procedurës kundër Nikollë Gegaj.

Çunmulaj kishte thënë se autoritetet shtetërore nuk morën masa për zbardhjen e këtij rasti dhe se kjo mund të ndodhë vetëm tek ne.

Sinishtaj kishte deklaruar se kishte marrë përgjigje nga dekani i Fakultetit Metalurgjik në Podgoricë Kemal Delijic i cili vërtetoi se Gegaj kishte përfunduar vetëm 4 semestra dhe më pas nuk posedon me informacione të mëtejme, çka do të thotë se Gegaj nuk ka asnjë vërtetim nga Fakulteti Metalurgjik në Podgoricë të ketë diplomuar.

Mbas akuzave të Çunmulaj dhe Snishtaj se Gegaj posedon diplomë të falsifikuar, kryetari i KU Tuz Nikollë Gegaj ka reaguar duke thënë se posedon diplomën e rregullt të Fakultetit të Metalurgjisë dhe se ata mund ta vërtetojnë nëse shkojnë në zyrën e tij.
Gegaj sqaroi se, pasi që kolegët e tij nga Iniciativa Qytetare ta vërtetojnë se ai është inxhinier i metalurgjisë me diplomë të rregullt, ai pret nga ata që publikisht ti kërkojnë falje dhe se nuk e ka ndër mënd të nisin proces gjyqësorë kundër bashkëvendësve të vet për fyerje.

Gazetarja e Vijesti thotë se është përpjekur të kontaktojë Gegajn në telefonin celular por pa sukses e gjithashtu edhe në telefonin e zyrës në të cilin lajmërohej sekretaresha e cila shpjegonte se Gegaj nuk është aty. Gazetarja e Vijesti kishte për qellim që ta sqaroj se në cilin qytet ka diplomuar Gegaj dhe lejen për ta fotografuar diplomën e tij.

Mbas përhapjes së kësaj ngjarje nëpër media, Smajl – Maliq Çunmulaj ka deklaruar për Vijesti se është kërcënuar nga vëllai dhe baba i Nikollë Gegaj. Ai thotë se këtë rast e ka lajmëruar në policin e Tuzit por nuk do të ndërmarrin ndonjë hap përkatës në gjykatë.
Çunmulaj shpjegon se problemi në mes tij dhe Gegaj nuk është familjar por formal dhe se ai duhet të trajtohet në organet kompetente. Megjithatë, shpjegon ai, para disa ditëve vëllai i Gegajt ka shkuar në shtëpinë e Çunmulajt dhe i ka bërë djalin të qajë. Çunmulaj thotë, se ai atë ditë nuk ishte në shtëpi dhe shtoi se ka marrë telefonata kërcënuese edhe nga babai i Gegajt për të cilat nuk donë të flasë. /Vijesti/ – /Malesia.Org/

KOMENTOJE