Pasaktësi të dhënash në regjistrimin e popullsisë për komunën e Ulqinit

Publikimi i rezultatëve të para të regjistrimit të popullsisë i cili është mbajtur nga data 1-15 prill të këtij viti, paraqet dilema për diskutim. Dhe nga të dhënat e publikuara për popullsinë e përgjithshme të Malit të Zi për 8 vite numri i popullsisë është rritur në mënyrë simbolike për 5000 banorë. Por, duke analizuar të dhënat e publikuara për komunën e Ulqinit, përkatësisht të vendbanimeve të saj, kemi hetuar disa parregullsi të cilat dëshmojnë së ky regjistrim ka pasaktësi numerike dhe nuk tregon gjendjen reale të numrit të banorëve në ketë komunë. Nuk ka dilemë se për një veprim të tillë përgjegjësia bie mbi Komision komunal të regjistrimit e po ashtu edhe në MONSTAT-in sepse ata i kanë përpunuar të dhënat.

Nga të dhënat e publikuara del së përveç vendbanimit të Mozhurës i cili ishte pa banorë në vitin 2003, kësaj kategorie i janë shtuar edhe tre vendbanime tjera e ato janë Megjureçi, Kaliman dhe Salçi.

Por, në sajë të informacioneve nga terreni del së një informatë e tillë nuk është e vërtetë sepse Kalimani ka 5 banorë (2 familje Musliqi), ndërsa Megjureçi 2 banorë ( familja Skornjani) dhe Salçi 4 banorë.

Po ashtu kemi dyshuar në të dhënat që kanë të bëjnë me vendbanimin e Draginës, ku të dhënat e publikuar dëshmojnë së këtu jetojnë 72 banorë, apo më pak për 91 banorë apo 55.82% se sa në vitin 2003. Një e dhënë e tillë nuk përkon me realitetin sepse nuk ka pasur asnjë shkak që popullsia e këti vendbanimi të ketë shpopullim të tillë sepse nuk kemi pasur ndonjë migrim të popullsisë për këto 8 vite.

Për të eliminuar këtë dilemë kemi bërë regjistrin detal të popullsisë së këti vendbanimi që është 134 banorë(shih regjistrin e banorëve më emër e mbiemër), nga del së numri i publikuar nga MONSTATI nuk është real, pra numri sipas gjendjes ne terren eshte më i madh për 62 banorë apo 46.26.%. se sa e paraqet Monstati.

Përveç tyre vendbimeve kemi analizuar dhe evidentuar numrin e banorëve edhe të një vendbanimi tjetër e ky është Shasi. Nga të dhënat e publikuara del se Shasi ka 239 banorë, ndërsa evidentimi i jonë në terren dëshmon së ky numër është më i lartë e ai është 271 banorë, pra për 32 banorë më tepër se sa e paraqet Monstati.

Vetëm këto të dhëna për ketë vendbanim demantojnë numrin e përgjithshëm të popullsisë së komunës së Ulqinit prej 20265 banorë që është më i lartë, të paktën për 104 banorë të verifikuar më emër e mbiemër, pra 20369, që është më i lartë së në vitin 2003, për 79 banorë.

Ne jemi duke evidentuar të dhëna të tjera, sikurse kemi të bëjmë ku në disa raste regjistruesit nuk i kanë shënuar antarët e familjes që nuk kanë qenë të pranishëm-e kjo ka të bëj me studentët. Po ashtu nuk janë regjistruar antarët e familjeve që janë në botën e jashtme që i takon kategorisë së diasporës.

Të dhënat e ofruara me ketë rast për komunën e Ulqinit, mendojmë së nuk duhet të jenë të vetmët, por mendojmë së pasaktësi të tilla ka edhe në mjediset e tjera në Mal të Zi, pra jo vetëm në mjediset ku jetojnë shqiptarët por edhe aty ku jetojnë pjesëtarët e popujve të tjerë, por ato duhet të hulumtohen.

Takimin e radhës kushtuar regjistrimit të popullsisë do ta mbajmë pasi të publikohen të dhënat për strukturën nacionale, gjuhësore dhe fetare të popullsisë pas datës 15 korrik. Po ashtu deri atëherë shpresojmë së do të kemi të dhëna edhe për numrin e qytetarëve të Malit të Zi në diasporë, edhe pse ata do të prezentohen vetëm si shifra numerike, pra pa strukturën nacionale, gjuhësore dhe fetare, që është hendikep i regjistrimit të popullsisë. /Shërbimi për informim i Forces/

KOMENTOJE