Dinosha ambasador në Tiranë, Hajdinaga kryetar i UDSH-së?

Me largimin e mundshëm të Dinoshës nga posti i ministrit i të drejtave të njëriut dhe pakicave priten edhe ndryshime në strukturën udhëheqëse të partisë shqiptare, UDSH-së, e cila participon në qeverine e Malit të Zi.

Sipas infomacioneve nga e përditshmja malazeze ‘Vijesti’, deri në fund të vitit pritet që Dinosha të jetë ambasador i Malit të Zi në Tiranë ose Budapest. Ai njëheri do të lërë edhe postin e kryetarit të partise, mandati i të cilit skadon në shkurt të vitit të ardhshëm. Kandidatët e mundshëm për kryetar të ri të partisë janë Gzim Hajdinaga – kryetar i komunës së Ulqinit dhe Mehmet Zenka – deputet në parlamentin e Malit të Zi.

Poashtu, sipas të të njëjtit burim mësohet se ministrinë e drejteve të njëriut dhe pakicave do ta mbajë edhe më tejUDHS-ja dhe pritet të jetë Hamdi Hasani, zyrtarë i lartë në konzullatën malazeze në Nju Jork. /Promul Ulqin/

KOMENTOJE