Ringjallja malazeze në Shqipëri e Kosovë dhe gjumi shqiptar

Këtë alarm do ua dërgoj të gjithë mediave shqiptare të shkruara e elektronike në adresat që kam. Do ua dërgoj edhe kryeministrit të Shqipërisë e atij të Kosovës, por edhe Qeverisë së Malit të Zi dhe politikanëve shqiptarë kudo janë ata. Nëse duan le ta lexojnë dhe uroj të kuptojnë diçka nga realiteti i hidhur.
Në vitet e fundit të shekullit të kaluar as edhe një shënim se në Shqipëri ka gjithë ata serbë e malazez. Në Kosovë në vitet e vrara të saj malazezët të inatosur me Gjukanoviqin pse edhe ai nuk po vinte në veprim makinerinë vrastare kundër pleqve e fëmijëve shqiptarë të Kosovës që po iknin nga thikat e arkanëve, shesheve, millosheviqve e paramilitarëve serbë vendorë e të importuar , kishin mohuar përkatësinë e tyre dhe ishin shpallur e bërë më serbë se serbët. Kjo ishte e vërteta për ato vite. Por, kohët dhe realiteti ndryshuan. E kanë vërejtur kuzhinat qubriliqase se koha e shtrigave nga Karpatet ka marr fund dhe se tani me thika e plumba nuk mund të bëjnë gjë dhe ndërruan lëkurën si gjarpri helmues. Nga eskadronë që mbjellin vdekje , u kthyen në grupime “politike” e shoqata . Në Kosovë dolën sheshit dy sosh e na qenkan edhe në Shqipëri po aq. Kjo nuk ka si të mos emërtohet ndryshe veç si : Ringjallja malazeze në Shqipëri e Kosovë dhe gjumi shqiptar.
Pse e them këtë?
Në ditët dhe në vitet e para të pasluftës në Kosovë institucione e asociacione ndërkombëtare nga OSBE, UNHACR e të tjera kishin deklaruar se në Kosovë ka asi e kësi minoritetesh , por nuk kishin gjetur as edhe një njeri që deklarohej malazez. Në Dukagjin, pleqtë e dinë, kishin ardhur dikur moti njerëz nga “cernagora” si kolonë dhe e quanin vetën e tyre malazez. Por, lufta e fundit në Kosovë dhe nxitja shovene e nacionaliste sllave i kishte bërë ata që ta mohojnë përkatësinë e tyre dhe ishin bërë më serb se serbët, më vrasës së vrasësit dhe më kriminelë se kriminelët.
Çfarë po ngjan kohëve të fundit ?
Institucionet shtetërore në Shqipëri e Kosovë duke qenë të lodhura me probleme të brendshme e duke mos lejuar as edhe nj sekondë të hidhërohen me fqinjët dhe një pjesë të Evropës kanë rënë në gjumë dhe edhe ndjenjën kombëtare e kanë vënë nën shtatë dryna. Këtë molisje dhe përpjekje për të qenë në institucionet ndërkombëtare e me çdo kusht janë duke e shfrytëzuar mirë , deri dje duartrokitësit e pushtetit vrastar në Serbi.
Në Kosovë dy , dikur shoqata, tani parti, kërkojnë të drejta e mbi të drejtat për malazezët, që para pak vitesh vetë kishin mohuar identitetin. Në Shqipëri Shoqata “Rozafa- Moraqa” për një kohë të mirë merret me veprime kriminale në pikë të ditës dhe “mësitnon” , luan rolin e shkuesit, duke shituar e mashtruar vajza shqiptare në Shqipëri e duke i martuar me pleq të deformuar e me ish vrasës e kriminelë. Qeveria dhe shteti shqiptar nuk ua prishi atyre as tymin e duhanit në gjithë këtë veprimtari kriminale dhe ja që tani kjo farë pis shoqate del edhe në kërkesa për “mbrojtjen “ e elementit malazez në Shqipëri dhe kërkon për ta shkolla sllave në Shkodër dhe kthimin e mbiemrave. Këto kërkesa të botuara edhe në gazetën shqiptare “Express “ të datës 23 qershor, tregojnë realitetin e hidhur . Nacionalizmi sllav po ringjallet edhe në Shqipëri po ringjallet e po forcohet, kurse shqiptarët vazhdojnë me gjumin dhe me inatet e bërrylat kundër njëri-tjetrit. Po pyes lexuesit, intelektualët, Shoqatat shqiptare, parlamentarët dhe institucionet shtetërore në Shqipëri e Kosovë çfarë po bëhet për të qenë zë i shqiptarëve në Malësi e Kosovë Lindore? Unë po them se po bëhet HIÇ. Nëse ju keni argumente të tjera më tregoni.

Rrahman Jasharaj , koordinator i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”
rraha_j@hotmail.com, tel. O44 106- 392

KOMENTOJE