Në Podgoricë janë publikuar ditën e martë rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Malin e Zi, i cili u zhvillua nga data 1 deri më 15 prill të këtij viti.
Sipas rezultateve të publikuara nga Enti i Statistikës së Malit të Zi dhe Monstat në Malin e Zi jetojnë 625.266 banorë, nga i cili numër 44,98 për qind malazez, 28,73 për qind serbë, 8.65 boshnjakë, shqiptarë 4.91, myslimanë 3.31, kroatë 0.97 për qind.
Zyrtarët e Monstat-it thanë para gazetarëve se 42.88 për qind të shtetasve të Malit të Zi flasin gjuhën serbe, 36.97 për qind atë malazeze dhe 5,27 për qind gjuhën shqipe.
Nëse krahasohen të dhënat nga tri regjistrimet e fundit: 1991, 2003 dhe 2011 vihet re një rënie e vazhdueshme e numrit të shqiptarëve. Në vitin 1991 ishin 6.57% shqiptarë, në vitin 2003 ishin 5.03% dhe tani së fundmi numri bie në 4.91%.
Në komunat ku gravitojnë shqiptarët situata është si më poshtë:
– Në Ulqin gjithsej ka 19921 banorë nga të cilët 14076 shqiptarë apo 70,66%.
– Në Podgoricë, ku garviton Tuzi me rrethinë, ka 185937 banorë nga të cilët 9538 janë shqiptarë apo 5,13%.
– Në Plavë ka gjithsej 13108 banorë prej të cilëve 2475 janë shqiptarë apo 18,88%.
– Në Tivar ka gjithsej 42048 banorë prej të cilëve 2515 janë shqiptarë apo 5,98%.
– Në Rozhajë ka gjithsej 22964 banorë prej të cilëve 1158 janë shqiptarë apo 5,04%. /Malesia.Org/