MALESIA PARTY 2011 (11 Gusht)

Asht si edhe 10 vitet e kaluara, edhe këtë verë, të njëmbëdhjetën herë me radhë do të zhvillohet evenimenti i preferuar i rinisë sonë, tashmë tradicional “Malesia Party”.
Si gjithmonë, kjo është një mbrëmje e muzikës moderne elektronike me DJ (dixhej) të respektuar dhe profesionist.
Këtë vit mysafiri special i mbrëmjes do të jetë Endri Buka – DJ Boocky i cili është edhe dixheji më i kërkuar në Shqipëri, i cili punoj me dixhejet e rangut botërorë siç janë David Morales, Junior Jack, Milk & Sugar etj. Kjo është një garanci që premton se edhe këtë vit “Maleisa Party” do të jetë një mbrëmje e paharrueshme.
Hapjen e mbrëmjes (warm up) do ta bëjnë DJ NickyB dhe DJ SOS.
Lokacioni, si edhe vitin e kaluar është Troja në Tuz me fillim në ora 21:00. Hyrja kushton vetem 2.50€, kurse femrat do ta kenë hyrjen e lirë nga ora 21:00 – 21:30.

Falënderojmë Shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe” nga Michigan-i, Shoqatën “Dedë Gjo’ Luli” nga New York-u si dhe Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi të cilët me donacionet e tyre na ndihmuan të mbulojmë një pjesë të shpenzimeve të këtij evenimenti.

Mirupafshim!

Malesia.Org

Malesia Party
KLIKO