Projekti malazez për zhdukjen totale te identitetit shqiptar ne Mal te Zi konfirmohet edhe njëherë me regjistrimin farsë te popullatës.

Regjistrimi i popullsisë në Mal te Zi nga 1 deri ne 15 Prill, dhe rezultatet e publikuara ditë me parë, ku përqindja e popullatës shqiptare shënohet me një zbritje drastike në 4.91 %, është prova e fundit e projektit malazez, i sajuar para shumë dekadash dhe i avancuar ne vitet post-komuniste, për zhdukjen totale te identitetit shqiptar ne Mal te Zi. Ky projekt po avancohet me hapa aq te shpejtuar saqë brenda disa dekadash identiteti shqiptar ne Mal te Zi do te ngelet ne kujtimet tona dhe ndoshta ne ndonjë fjali te shkruar nëpër faqet e historisë.

Si mund te ndoll ky gjenocid i paskrupullt ndaj identitetit te një populli autokton ne ditët e sotme, kur Mali i Zi pretendon te jetë një shtet i reformuar ne baza demokratike dhe kërkon anëtarësimin me Bashkimin Evropian, NATO’n dhe institucione te tjera ndërkombëtare demokratike? Përgjigja emocionale dhe e menjëhershme na drejton te fajësojmë Malin e Zi, qe është për tu fajësuar, por përgjegjësi kemi edhe ne, qofshin shqiptaret ne trojet tona nen Mal te Zi, Diaspora, Tirana dhe Prishtina zyrtare.

Nëse dikush dyshon ne qëllimet e Malit te Zi për te zhdukur identitetin shqiptar ne atë vend, ose e ka vendosur të sakrifikoj ketë popull te vuajtur nen kthetrat sllave për hire te ndonjë aspekti gjeopolitik, ose e ka mbuluar injoranca dhe nuk e sheh realitetin, ose është i shitur koke e këmbë, duke ndjekur interesat personale, pozitat, karriget, depozitimin e ndonjë shume ne xhirollogarinë bankare nga fondi i qeverise malazeze, ose ka përjetuar një degradim total te ndjenjave kombëtare, dhe tani as nuk i intereson identiteti shqiptare.

Frikësohej se te gjitha këto versione janë bere pjesë e realitetit te sotshëm!

Te fillojmë me problemin kryesor, Malin e Zi.

Projekti për zhdukjen e identitetit shqiptar ne Mal te Zi është një politik e vazhdueshëm i elitës malazeze, dhe pjesë sekrete e programeve të të gjitha partive politike sllavo-malazeze. Ndaj, ata qe kërkojnë parti te re politike sllavo-malazeze ne Mal te Zi, me shpresë se do te jenë më pro-shqiptar, kërkojnë diçka qe nuk ekziston. Nuk me kujtohet ndonjë rast qe ne parlamentin malazez te dalë ndonjë anëtar i ndonjë partie sllave te mbroj interesat tona! Edhe nëse ka ndodhur një rast i tillë, është bërë për te përfituar ndonjë votë nga shqiptarët.

Asnjë anëtar i partive sllave ne Parlamentin e Malit te Zi nuk doli te kontestoj rezultatet e regjistrimit farsë për te mbrojtur shqiptarët, apo te paktën, për te mbrojtur te vërteten. Te gjithë e dinin fare mirë se si u përgatitë manipulimi, duke përjashtuar pothuaj plotësisht pjesëmarrjen e shqiptarëve ne përgatitjen dhe ekzekutimin e regjistrimit.

Te gjithë e dinë se adaptimi i kombësisë Myslimane nga sistemi Jugosllav, qe ishte sajuar për te komprometuar numrin e shqiptarëve, është bërë po për te njëjtin qellim nga politika malazez. Myslimanizmi është fe e jo kombësi. Por si shihet, sllavet sajojnë kombësi te reja për te zhdukur identitetin shqiptar. Te gjithë e dinë se këto shifra janë farsë, kur përqindja e popullsisë qe flasin shqip është 5,2%, derisa popullata shqiptare është 4,9%. Ka mundësi qe ekziston ndonjë malazias apo serb ne Mal te Zi qe flet shqip, por është një çudi tepër e rrallë, derisa shqiptar qe nuk flasin shqip, por sllavisht, kemi sa te duash. Ndaj, përqindja e popullsisë shqiptare duhet jete me e lartë se përqindja e shqipfolëseve! Si i shpjegon qeveria këto shifra! Si i shpjegon qeveria shifrat qe potencojnë se mbi gjysma e shqiptarëve ne Mal te Zi qenkan te besimit Katolik, derisa realitet është ndryshe. Këto shifra mund te jenë evidente ne Malësi, por jo ne Ulqin me rrethe ku jeton numri me i madh i shqiptarëve. Nëse Katoliket përbejnë 3,44%, popullata kroate përbejnë 0.97%, shqiptaret te besimit Katolik përbejnë 2,5% te popullatës, pra mbi 50% te popullatës shqiptare!

Ky regjistrim farsë vetëm se konfirmon plan-projektin malazez për zhdukjen e identitetit shqiptar. Ketë fakt e kemi evidentuar për dekada te tëra dhe nuk duhet te na befasoj. Duhet te jemi te bindur se projekti për eliminimin e identitetit shqiptar nga ato troje nuk do te ndaloj. Kjo tragjedi mund te ndalohet vetëm nga shqiptarët.

Fatkeqësisht, Mali i Zi nuk është protagonisti i vetëm ne realizmin e këtij projekti famëkeq. Si thashë me lartë, përgjegjësia për ketë tragjedi ngelet edhe ne supet tona, duke filluar nga populli shqiptar nen Mal te Zi.

Besoj se një përgjegjësi te madhe e mbajnë partitë politike dhe politikane qe përfaqësojnë shqiptaret, ne veçanti partitë qe janë bere bashkë-konspirator te kësaj tragjedie, duke bërë koalicione dhe duke bashkëpunuar me qeverinë. Por edhe ambienti i përgjithshëm politik i shqiptarëve, te ndarë ne jo me pak se gjashtë parti politike, është një komedi tragjike qe ne përgjithësi nuk ka arrit te bëjë ndonjë gjë te rëndësishme për te mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ndonëse, nuk kanë munguar përpjekjet e disa individëve, falë bashkimin te plote te elementit politik, edhe sukseset minimale do te mungojnë.

Si rezultat i kësaj tragjedie politike, se bashku me propagandën e sajuar dhe ekzekutuar mirë nga politika malazeze, ka sjell gjendjen ku, si shembull, ne Malësi partitë sllavo-malazeze, pra te njëjtat parti qe ne agjendën e tyre e posedojnë planin për zhdukjen e identitetit shqiptar, marrin vota nga gjysma e elektoratit shqiptar. Një situatë e ngjashme ekziston edhe ne Ulqin dhe ne rajone te tjera shqiptare.

Përgjegjësi duhet te kenë edhe shumë shqiptar qe mbiemri in tyre, pa qellim ose me qëllim, përfundon me toponime sllave, “vic”. Këta emra, ne shumë raste, etiketohet dhe vendosen ne shifrën e popullatës sllave.

Nëse organet qeveritare te regjistrimit i kanë shtuar toponimet sllave mbiemrit pa aprovimin tuaj, besoj se e kemi për detyre, dhe detyre shenjte, ta ndërroni ne formën origjinale dhe mos te mohoni origjinën tuaj, paraardhësit tuaj, qe me djersë dhe gjak e kam mbrojtur identitetin tonë. Nëse e keni ndryshuar mbiemrin me qellim, për ndonjë përfitim ose për tu hyrë ne qejf malazezeve, te jeni te sigurt se ndër sy ju lavdërojnë, sepse ne mënyrën te drejtpërdrejt jeni bërë bashke-konspirator te planit për asimilim e shqiptarëve, por mbrapa shpine tallen me ju. Pastaj, e kam edhe një pyetje interesante për ju! Sa malazias apo serb njihni ju qe e kanë ndërruar mbiemrin e tyre ne shqip? Jam i bindur qe përgjigja është “asnjë”, përveç ndonjë femre qe është e martuar me shqiptar.

Asimilimi kështu fillon, duke ndërruar emrin, pastaj gjuhen dhe traditat, dhe ne shumë raste duke përfunduar ne ekstrem. Kemi plotë shembuj ne historinë tonë. Napolon Zerva, shqiptar i greqizuar, i mahnitur nga helenizmi, u be armiku me i tërbuar i shqiptareve. Fisi Vasojevic ne Mal te Zi është me origjinë shqiptare. Kënd prodhoj ky fis? Dy armiket me te mëdhenj te kombit shqiptar ne dekadat e fundit, Milosheviqin dhe Arkanin. Marrëveshja famëkeqe Ataturk-Venizellos, për shkëmbimin e shqiptareve, sipas fesë, si te ishin kafshë e jo njerëz, u be nga dy shqiptar te asimiluar, etj.

Përgjegjësi për ketë tragjedi qe po ndoll ne Mal te Zi kanë edhe ata shqiptar qe regjistrohen si përkatës te kombësisë Myslimane, e jo shqiptare. Myslimanizmi është fe e jo kombësi. Sajimi i kombësisë Myslimane ne ish-Jugosllave kishte vetëm një qellim, komprometimi i popullatës shqiptare qe mos te arrijë shifrat e duhura për tu pranuar si popullatë e trete me madhësi. Mali i Zi e adaptoj ketë metodë dhe, si shihet ne statistikat e fundit, po e përdor me sukses, du
ke zbritur me numër te konsiderueshëm popullatën shqiptare.

Përgjegjësi ka edhe Diaspora, e cila fatkeqësisht është e ndarë dhe nën influencën e madhe te Malit te Zi. Pa dyshim, Mali i Zi akomodon një buxhet te majm për ta shpërndarë Diasporën. Ne Diasporë ekziston edhe enigma e egoizmit te pashoq. Gjithkush donë te jetë prijës e askush nuk do te ngelen ndjekës. Ne vend qe te angazhohen takime me përfaqësuesit e Organizatave Ndërkombëtare për ti informuar me gjendjen e mjeruar te shqiptarëve ne Mal te Zi, nuk mungojnë takime, mbledhje e darka me Miliqat dhe Vllahoviqa dhe personalitet te tjera malazeze te përjavshme. Tani, një numër shqipfolës po angazhon te ndihmojnë Malin e Zi për te hapur “zyrën përfaqësuese” malazeze ne New York, qe ne realitet do te jetë, jo me pak se, një zyre e propagandës se gënjeshtrave te kulluara qe do ta përshkruajnë Malin e Zi si një kopsht me lule për shqiptaret.

Përgjegjësi duhet te ketë edhe Shteti Amë, por edhe Kosova.

Mendoj se është obligim kombëtar, por dhe moral, qe dy shtetet shqiptare ne Ballkan te interesohen për fatin e bashkëkombësve te tyre.

Vite me parë, gjatë vizitave dhe takimeve me udhëheqësit politik shqiptar ne Ballkan, mendoja se ndoshta autoritetet shqiptare janë te keq-informuara duke dëgjuar zërat e disa shqiptarëve te shitur dhe te stërshitur qe trumbetojnë propagandën-gënjeshtër te Malit te Zi. Por tani te gjithë e dinë fare mire se çfarë po ndoll ne Mal te Zi me Shqiptaret. Pak janë vikendet qe politikanet shqiptar nuk shkojnë ne Budve për ndonjë pushim. Po, kalojnë përmes Ulqinit, e shohin atë perlë te mrekullueshme te bregdetit Ilirian me një bukuri përrallore, te lënë pas dore. Jo, nuk ndalohen aty, por vazhdojnë ne Budve, sepse aty janë hotelieret luksoze! Aty ne Budve gjejnë plote shqiptar edhe nga Diaspora qe i kalojnë pushimet verore.

Isha ne Malësi për 100-vjetorin e Kryengritjes se Malësisë, dhe nuk pashë asnjë zyrtar nga Shqipëria as nga Kosova, te paktën për shenjë respekti të gjakun te derdhur nga shqiptarët e Malësisë. U gëzova kur takova një delegacion nga Kosova te udhëhequr nga dr. Murat Jashari, jo si përfaqësues te qeverisë, por si shqiptar te ndershëm qe kishin dëshirë te kujtonin ketë rast tepër te veçante ne historinë tone kombëtare, se bashku me popullin e Malësisë. Për disa minuta ne Bratilë u dukë edhe ish-kryeministri Agim Çeku, por më pas mësova se qëllimi i vizitës së tij ne Mal te Zi kishte karakter tregtar dhe nuk kishte ardhur enkas për ketë eveniment.

A nuk e meritonte një vizitë, një fjalë, një falënderim nga një zyrtar i larte i Shqipërisë dhe i Kosovës gjaku dhe djersa e derdhur ne Bratilë për te ngritur Flamurin kuq e zi, i cili Flamur për shekuj ishte palosur nëpër arkat e robërisë? Çfarë i pengonte Malit te Zi një vizitë e shkurtër nga Kryeministri, Zëvendës-Kryeministri apo ndonjë personalit i larte i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare?

Ky ishte një zhgënjim për mua por dhe për shume te tjerë, sepse shqiptaret e Malësisë se Madhe, sidomos ne Diasporë, por edhe ne vendlindje, kanë bërë shumë për Kosovën, duke u angazhuar qe nga vitet 70-ta për te ndryshuar opinionin amerikan qe asokohe ishte plotësisht pro-Jugosllav, dhe nuk kanë ndaluar deri ne ditët e lavdishme te pavarësisë. Madje, shqiptaret e Malësisë nuk kanë munguar as ne rëngat e UÇK-se për te dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Ku ishte Kryeministri i Kosovës për ta thënë një fjale falënderimi? Ku ishte Kryeministri i Shqipërisë për ti siguruar shqiptaret se Shteti Amë nuk e harron popullin e vet dhe as historinë e atyre maleve kreshnike?

Nëse, me te vërtet politika zyrtare shqiptare ka vendosur te sakrifikoj shqiptarët nen Malin e Zi për hire te ndonjë vizioni gjeopolitike, pa dyshim i sajuar mirë nga politika sllave, jo vetëm qe nuk do te sjell ndonjë harmoni dhe mirëkuptim fqinjësore shqiptaro-sllav, por do te jetë një tragjedi kombëtare qe nuk do te falet as nga populli shqiptar dhe as nga historia.

Potencoj se për te ndaluar ketë tragjedi është e domosdoshme ngritja e zërit te Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, te paktën aq sa po ngrit zërin qeveria malazeze për disa qindra familje malazezë-serbe qe jetojnë ne Kosove, apo një përqindje te vogël te zërit qe Serbia ka ngritur për minoritetin serb ne Kosovë.

Vallë, aq shumë jemi dashuruar ne këta fqinj oportunist, saqë jemi te gatshme te sakrifikojmë identitetin tonë, nga frika se ndoshta mund ti ofendojmë këta “humaniste” qe deri dje ishin bashkëpunëtoret e ngushtë te Milosheviqin!

Mirëpo, as zëri i Tiranës dhe i Prishtinës zyrtare nuk do te mjaftoj nëse nuk behet një përpjekje serioze e forcave politike shqiptare, te paktën e te atyre te pavarura nga qeveria, për një platformë te përbashkët politike, dhe për një sinkronizim te veprimit.

Popullata shqiptare duhet distancuar nga veglat e shitura qe ne mënyrë te drejtpërdrejtë po e ndihmojnë politiken malazeze për te realizuar planin për asimilimin total te shqiptarëve.

Partitë politike shqiptare dhe institucionet tjera shqiptare duhet vënë ne veprim njëfarë sistemi komunikimi me popullatën shqiptare, duke e informuar vazhdimisht me dëmet qe shkaktohen nga partitë politike ne koalicion dhe bashkëpunim me qeverinë. Këto dëme janë ne transparence te përditshme. Një vizite ne Ulqin dhe një krahasim me qytetet tjera bregdetare te Malit te Zi është dëshmi e pa diskutueshme e neglizhencës ndaj këtij qytetit dhe ndaj popullatës shqiptare, si nga qeveria malazeze ashtu dhe nga qeverisja lokale. Një vizitë ne Tivar, qytet i lashte Ilir, qe deri para disa dekadash banoret flisnin shqip, ku tani vërehet rast i radhë ta dëgjosh një fjalë ne shqip. Bëjeni një vizitë ne Plavë e Guci dhe Rozhaj, vende te banuara me shqiptar para dy tri dekadave. Sot, ne ato troje, prezenca shqiptare është pothuaj e pa dukshme. Një vizitë ne Malësi dhe do te ju pres, krah për krah me flamurin shqiptar, edhe flamuri boshnjak i vendosur aty nga kryetari i partisë boshnjake, me orgjinë puro shqiptare, i asimiluar ne ekstrem. Duhet komunikuar vazhdimisht për dëmet qe shkaktohen nga individët qe tjetërsojnë mbiemrin me toponime sllave, nga ata qe vazhdimisht votojnë për kandidatet e partive malazeze, por edhe nga ata qe regjistrohen si kombësi Myslimane, dhe jo shqiptare.

Partitë politike, dhe politikanet shqiptar duhet te distancohen, njëherë e mire, nga interesat personale, duke fokusuar ekskluzivisht për interesat e popullatës qe ata përfaqësojnë.

Jam i bindur se gjendja e krijuar është aq alarmante saqë meriton një përkushtim rigoroz nga faktori politik dhe intelektual gjithë-shqiptar. Përndryshe, brenda disa dekadave, ky popull dhe këto troje Iliro-Shqiptare do te ekzistojnë vetëm ne kujtimet tone dhe ne ndonjë faqe te historisë.

Gjon Lulgjuraj
Florida, 22 korrik, 2011

KOMENTOJE