Vizitë KU të Tuzit e ambasadorit të Republikës së Kroacisë, ekselenca e tij Petar Turçinoviq

Kryetari i Komunës urbane të Tuzit, Z. Nikollë Gegaj me bashkëpunëtor sot për vizitë e ka pranuar ambasador in e Republikës së Kroacisë, ekselencën tij Petar Turçinoviq. Nikollë Gegaj ka shprehur kënaqësinë me rastin e mbajtjes së takimit dhe ka thëse se Tuzin me Kroacinë janë të lidhura në mënyra të ndryshme.
Për Gegaj është shumë kënaqësi që shteti i Malit të Zi ka marrëdhënie të mira me Republikën e Kroacisë dhe që se bashku kultivojnë të njëjtat vlera dhe me hapa të shpejtë shkojnë drejtë integrimeve. Kryetari i Komunës urbane ka thënë në takim se qytetarët e kësaj treve janë të gatshëm dhe shprehin dëshirë që të bashkëpunojnë me të gjithë e në veçanti me miqtë tradicional. E ardhmja jonë qëndron në faktin se ne duhet të bashkëpunojmë dhe të kemi sa më shumë interesime njëri për tjetrin, kurse ajo arrihet pikërisht për mesë kontakteve, takimeve, vizitave dhe shkëmbimin e mendimeve përvojës ka thënë Gegaj.
Gegaj ka prezantuar resurset me të cilat disponon kjo trevë dhe ka ftuar ekselencën e tij që të tërheq investitorët potencial nga vendi i tij. Ata kanë cekë mundësin e bashkëpunimit kur janë të rinjtë në pyetje, zhvillimin e bashkëpunimit kulturor, plasmanin e prodhimeve bujqësore etj.
Ekselenca e tij ka deklaruar se ka kënaqësi për takimin e arritur, ai ka qenë i interesuar që në të ardhmen të shihet mundësia e bashkëpunimit kur është eksporti i prodhimeve bujqësore, se si ekziston një disbalancë kur është tregtia në pyetje dhe se duhet të punohet në rritjen e eksportit.
Komuna urbane e Tuzit do të punojë një katalog me prodhime bujqësore si dhe kohën kur ato arrijnë për treg etj. Është folur edhe për mundësin e bashkëpunimit planifikues të disa prodhimeve bujqësore apo kulturave të cilat për nevojat e tregut kroat do të kultivoheshin në pronat e qytetarëve të trevës së Komunës urbane të Tuzit.
Takimi është zhvilluar në atmosfer miqësore dhe është shprehur dëshira që edhe në të ardhmen të vazhdohet me kontakte të tera dhe të ngjajshme.

ASMINISTRATA E KOMUNËS URBANE

KOMENTOJE