MALESIA PARTY 2011 (foto+video)

Me sukses përfundoi edhe viti i njëmbëdhjetë me rradhë i “Malesia Party” zhvilluar mbrëmjen e 11 gushtit, jo vetëm se ishte “Malesia Party” më e mirë zhvilluar deri më tani por sigurisht edhe evenimenti rinor i këtij lloji (i muzikës elektronike) më i mirë i zhvilluar ndonjëherë në Malësi.
Festa filloi në orën 21:00 me DJ Nicky B. dhe DJ SOS, ku më pas erdhi mysafiri special i mbrëmjes Endri Buka – DJ Boocky i cili është edhe dixheji më i kërkuar në Shqipëri..
Se dixheji ishte profesionistë i cili punon nëpër klubet më të njohura në Evropë tregon atmosfera e krijuar që mbizotëroj, ku më së 700 adhurues të muzikës elektronike festuan dhe kërcyen deri në përfundimin e kësaj mbrëmje pa ndonje incident.

Falënderojmë Shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe” nga Michigan-i, Shoqatën “Dedë Gjo’ Luli” nga New York-u si dhe Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi të cilët me donacionet e tyre na ndihmuan të mbulojmë një pjesë të shpenzimeve të këtij evenimenti.

Faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe e zbukuruan këtë natë, posaçërisht anëtareve të stafit për punën e tyre të shkëlqyer.

Stafi MALESIA.ORG

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO