Pjetër Ivezaj ishte goditja më e rëndë kundër Jugosllavisë para sulmit të Natos në vitin 1999 (Me rastin e 25-vjetorit tё burgosjes sё tij nё Podgoricё)

Nga Gjekё Gjonlekaj

Qyteti Detroit ёshtё njё prej qendrave mё tё rёndёsishme industriale tё Amerikёs. Ngulitjet e shqiptarёve nё kёtё qytet filluan njё shekull mё parё dhe vazhduan dukshёm gjatё 50-vjetёve tё fundit. Shumica e shqiptarёve nga Malёsia e Mbishkodrёs nё Mal tё Zi u vendosёn nё Detroit . Atje themeluan qendrat e tyre kombёtare dhe fetare.Malёsorёt gjetёn atje shqiptarёt e vjetёr qё kishin imigruar para dhe pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Mёrgimtarёt nga Shqipёria kishin mё shumё pёrvojё nё shoqёrinё amerikane. Shumё prej tyre ishin atdhetarё dhe kishin kulturё kombёtare. Ishin nga familje fisnike tё Shqipёrisё. Njё pjesё e malёsorёve u bashkua pa vonesё me mёrgimtarёt e vjetёr. Malёsorёt shqiptarё mёsuan shumё prej tyre. Ata kremtonin sё bashku Ditёn e Pavarёsisё sё Shqipёrisё. Mёrgimtarёt e vjetёr shqiptarё ishin tё shqetёsuar pёr Kosovёn dhe trojet e tjera shqiptare nё Jugosllavi. Nё tё gjitha festat kombёtare flitej pёr kёtё çёshtje. Atdhetarёt nga Malёsia e Mbishkodrёs e kuptuan dhe e pranuan menjёherё realitetin shqiptar nё Ballkan.Ata ishin dakort me atdhetarёt shqiptarё qё ishin vendosur nё Amerikё disa dekada para tyre.

Por kulmi i shqetёsimit arriti nё pranverёn e vitit 1981 pas demonstratave tё pёrgjakshme tё Kosovёs. Kёto demonstrata e vunё nё sprovё mёrgatёn atdhetare tё Amerikёs. Provimi i parё do tё jipej nё Washington nё prill tё vitit 1981. Tё gjithё shqiptarёt e Amerikёs ishin njoftuar se nё kryeqytetin amerikan do tё zhvillohej njё demonstratё e madhe nё mbёshtetje tё Kosovёs. Zyrat diplomatike jugosllave nё Amerikё ishin shqetёsuar shumё pёr pjesёmarrjen e shqiptarёve nё atё demonstratё sidomos pёr ata qё kishin emigruar nga Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Ata kishin qenё shtetas tё Jugosllavisё dhe pjesёmarrja e tyre nё demonstratё anti-jugosllave ishte kёrcёnim. Megjithatё njё pjesё e shqiptarёve nga kёto troje sidomos nga Malёsia e Mbishkodrёs morёn pjesё aktive nё demonstratёn e Washingtonit pёr Kosovёn. Mёrgimtarёt e Shqipёrisё dhe tё Malёsisё sё Mbishkodrёs nё Mal tё Zi ishin shumё tё pranishёm dhe tё fuqishёm nё demonstratёn e Washingtonit. Shumica e malsorёve ishin tё vetёdijshёm pёr pasojat e pjesёmarrjes nё atё demonstratё. Megjithatё nuk u frikёsuan nga shantazhet dhe kёrcёnimet jugosllave. Ishin djemtё e burra tё tё gjitha moshave.

Midis tyre shquhej Pjetёr Leka Ivezaj.Ky pinjoll i fisit tё Grudёs u shqua nё atё demonstratё,sepse gjatё gjithё kohёs ishte aktiv dhe optimist pёr çёshtjen shqiptare. Mё vonё e kam takuar shumё herё nё shtёpinё e tij nё Detroit . Prenkё Gruda dhe Zef Camaj e vizitonin kёtё familje rregullisht. Zef Camaj kishte lidhje tё ngushtё familjare, ndёrsa Prenkё Gruda ishte bashkёvendas i tyre. Prindёrit e tij Lekё Pashku dhe nёna Pashkё Kolja ishin shumё tё ndershёm dhe bujarё. Pavarёsisht se ne bёnim zhurmё, deri nё orёt e vona tё natёs,ata ishin tё qetё. Pjetёr Ivezaj djali i tyre nё atё kohё ishte shum i ri,por shumё aktiv nё diskutimet tona. Jepte me kuptua se kёtij djali njё ditё do t’i shihet hajri. Gjatё bisedёs tregonte dashuri e respekt pёr popullin shqiptar,sidomos pёr Malёsinё e Mbishkodrёs. Kishte nostalgji pёr vendlindjen dhe ky mall e shtyri tё shkonte pёr vizitё nё verёn e vitit 1986. Ishte edukuar me idealet amerikane tё lirisё dhe nuk e kishte paramenduar kurrё se mund tё burgosej pёr pjesёmarrje nё demonstrata paqёsore nё Amerikё. Natyrisht se arrestimi dhe burgosja e tij kishin qenё tё skenuara para se tё shkonte atje.

Lajmi pёr burgosjen e tij u pёrhap me shpejtёsi rrufeje. E transmetuan tё gjitha agjencitё botёrore tё lajmeve,sidomos ato nё Shtetet e Bashkuara sepse ishte shtetas amerikan dhe nuk kishte bёrё asnjё vepёr penale pёrveçse kishte ushtruar njё tё drejtё themelore tё sanksionuar nё Kushtetutёn e Amerikёs. Shumё zyra amerikane dhe shqiptarёt e Amerikёs u shqetёsuan pёr arrestimin e Pjetёr Ivezajt. Njё ditё pas njoftimit pёr burgosjen e tij bisedova nё telefon me prindёrit e tij Lekёn dhe Pashkёn. Ishin shumё tё brengosur. I pyeta çka mund tё bёjmё pёr lirimin e tij. Ata kishin frikё se aktivitetet tona mund tё kenё efekte negative, sidomos nёna e tij Pashka ishte shumё e brengosur dhe kёrkonte qё tё jemi shumё tё kujdesshёm. Qёndrimi i saj ishte shumё njerёzor dhe i matur, tregonte se ёshtё nёnё e vёrtetё,mё kujtoi atё nёnёn nё Gjyqin e Sollomonit. Pёr aktivitetet tona ky ishte njё rast i shkёlqyeshёm.Ndёrsa pёr familjen ishte rast tragjik. Unё personalisht e respektova kёrkesёn e familjes dhe pёr disa javё nuk bёra asnjё aktivitet pёrveçse dёrgova dy telegrame ,njё ministrit tё jashtёm amerikan George Shultz dhe njё tjetёr senatorit tё New York-ut, Alfons D’Amato.Pёrmbajtja e ktyre telegrameve ishte shumё prekёse. Isha nё lidhje tё vazhdueshme me familjen e Pjetrit sidmos me vёllaun e tij Fran Ivezaj. Pёr tё mos e keqёsuar gjendjen i pakёsuam aktivitetet deri para se tё fillonte gjykimi. Shtypi amerikan dhe rrjetet radio-televizive ishin shumё serioze nё lidhje me gjykimin e tij. Edhe Zёri i Amerikёs nё gjuhёn shqipe i kushtoi vёmendje tё madhe.Pёr gjykimin e tij u shqetёsua Kongresi i Shteteve tё Bashkuara dhe Ministra Amerikane e Punёve tё Jashtme,sepse ata kishin shkelur nё mёnyrё flagrante Kushtetutёn e Amerikёs. Organizuam njё demonstratё nё Washington dhe me kёtё rast biseduam me shumё zyrtarё tё lartё tё politikёs amerikane.Ata ishin tё shqetёsuar pёr gjykimin e tij. Natyrisht se familja e tij sidomos vёllau Dr. Fran Ivezaj bёri pёrpjekje tё mёdha dhe tё sinqerta pёr lirimin e tij por edhe shqiptarёt e Amerikёs dhanё kontributin e tyre. Kёtu shquhet Ekrem Bardha dhe miku i tij kongresisti i mirёnjohur, mik i shqiptarёve William Broomfield. Nё aktivitetet pёr lirimin e tij morёn pjesё aktive edhe disa kongresmenё e senatorё tё njohur.Pjetёr Ivezaj u arrestua dhe u dёrgua nё burgun e Spuzhёs me 19 gusht tё vitit 1986,ndёrsa me 8 tetor tё atij viti u dёnua me 7 vjet burg. Lajmi pёr dёnimin e tij e tronditi botёn shqiptare liridashёse. E tronditi ndoshta edhe mё shumё qeverinё amerikane e cila i dёrgoi ultimatum qeverisё jugosllave pёr lirimin e tij brenda 24 orёsh. Kёshtu edhe ndodhi, sepse Pjetёr Ivezaj u lirua pa asnjё kusht. Lajmi pёr lirimin e tij ishte fitore historike sidomos pёr shqiptarёt e Amerikёs. Destinacioni i parё i Pjetrit ishte Aeroporti John Kenedy nё New York . Tё gjithё familjarёt dhe dashamirёt e tij dolёm pёr ta pritur. Kishin dalur pothuajse tё gjitha kanalet radiotelevizive dhe korrespondentёt e shtypit amerikan. Zbritja e tij nga aeroplani ishte njё spektakёl i vёrtetё qё u transmetua anё e mbanё Amerikёs.Zef Camaj kishte organizuar pritje nё shtёpinё e tij. Aty Pjetri foli gjersisht pёr vuajtjet dhe keqtrajtimin qё kishte pёrjetuar nё burg. Tregoi plagёt e rёn
da nё trup, dhe pёr rrahjet dhe mundimet barbare.Foli shumё pёr tё burgosurit shqiptarё tё Kosovёs dhe vuajtjet e tyre. Pas disa orёsh udhёtoi me aeroplan pёr nё Detroit . Atje u prit nga familjarёt dhe shqiptarёt me gёzim e hare qё nuk ishte parё kurrё nё atё komunitet.

Jugosllavia deri atёherё kishte qenё shteti mё i pёrkёdhelur i botёs komuniste. Kishte qenё vendi mё i privilegjuar i asaj bote.Pavarёsisht se shqiptarёt e Amerikёs kishin bёrё shumё aktivitete nё mbrojtje tё Kosovёs dhe trojeve tё tjera, lidhjet e Amerikёs me Jugosllavinё kishin qёndruar tё forta dhe nuk ishin tronditur asnjёherё deri me rastin e Pjetёr Ivezaj. Shqiptarёt e Amerikёs kanё bёrё shumё pёrpjekje pёr çёshtjen kombёtare por jo gjithherё kanё sjellё fitore. Pjetёr Ivezaj kishte njё dashuri dhe respekt tё madh pёr çёshtjen shqiptare.Kishte qenё aktiv shumё vite pёrpara se tё shkonte nё demonstratёn e Washingtonit 30 vjet mё parё. Tё gjitha kёto veprime i kishte bёrё pёr dashuri kombёtare. Atdhedashuria e tij solli njё prej fitoreve mё tё mёdha tё çёshtjes shqiptare. Dёnimi i tij vuri nё dyshim pёrgjithmonё lidhjet e Jugosllavisё me Amerikёn dhe ky dyshim vazhdoi deri mё 24 mars tё vitit 1999 kur Aleanca e NATO-s filloi sulmin kundёr atij vendi. Pёr dёnimin e Pjetёr Ivezaj janё botuar nё shtypin amerikan qindra artikuj. Janё transmetuar qindra reportazhe dhe komente televizive. Ështё çjerrё maska jugosllave si asnjё herё mё parё. Para 25 vjetёsh,me rastin e 200-vjetorit tё Kushtetutёs sё Shteteve tё Bashkuara, rrjeti televiziv amerikan transmetoi njё dokumentar tё shkёlqyeshёm pёr Pjetёr Ivezaj. Kёtё emision televiziv e kanё shikuar mё shumё se 60 milionё amerikanё.Dashuria e Pjetrit pёr popullin shqiptar dhe pёr vendlindjen e tij u shpёrblye si asnjёherё nё histori. Pjetёr Ivezaj kishte vazhduar traditёn atdhetare tё baballarёve tё tij. Gjyshi i tij nga babai Keqa Marku ishte vrarё nё luftё kundёr Turqisё nё vitin 1911, ndёrsa Pjetёr Zeku gjyshi i tij nga nёna ishte vrarё nga forcat barbare serbo-malazeze komuniste tё Bajo Stankoviqit nё vitin 1945. Disa vjet mё parё Dr. Fran Ivezaj botoi nё gjuhёn shqipe njё monografi tё shkёlqyeshme pёr jetёn dhe veprimtarinё e Pjetёr Ivezaj. Pёr kёtё vepёr dhanё mendime tё rёndёsishme shumё shkrimtarё e dijetarё shqiptarё.Kontributi i Pjetёr Ivezaj pёr çёshtjen shqiptare ёshtё i madh. Ai meriton nderime gjithkombёtare. Mjafton tё lexoni komentet e Adem Demaçit nё veprёn me titull:“Klithma e Njё Shqiponje”. Me rastin e 25-vjetorit tё asaj ngjarje historike e kujtojmё me dashuri e respekt Pjetёr Ivezaj dhe familjen e tij.

KOMENTOJE