Mesazhe Urimi me rastin e Bajramit të Madh

MALESIA.ORG

Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e fesë islame gëzuar festen e Fitër Bajramit. Shëndeti, gëzimi, mirëkuptimi dhe toleranca mbizotërofshin në familjet tuaja.

____________________________

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi

Me rastin e festës së Bajramit të Madh, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët e fesë Islame, shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.
Urojmë që kjo festë e madhe, e cila vjen pas Muajit të shejtë e të bekuar të Ramazanit,muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë të jetës sonë, në familje,në punë, e në shoqëri, gjithmonë në të mirë të kombit.
Le të jetë kjo festë,moment i unitetit dhe mirëkuptimit edhe ma të madh me njëri tjetrin, si një vlerë e domosdoshme edhe sot aktuale për ne shqiptarët, për të punuar e vepruar për një të ardhme sa më të mirë të popullit që përfaqësojmë, që interesi i përgjithshëm të jetë mbi intertesat përsonale, por gjithsesi duke mënjanuar ndarjet, përçarjet, dredhitë e ambiciet pa fre e pa kufi,në kundërshtim me udhën e Zotit.
Dhashtë Zoti, që Festa e Bajramit, të stolisë familjet tona me gëzim, dashuri, mirëkuptim e solidaritet të ndërsjellë mes njerëzve.

Gëzuar festën e Bajramit, për jetë e mot !

KRYETARI
Tahir Tahiri