Miss Malesia 2011

Më 21 gusht 2011 në restorantin Troja u zhvillua spektakli i bukurisë Miss Malesia 2011.
Në këtë konkurs bukurie u paraqitën 9 vajza nga Malesia, Shqipëria dhe Diaspora. Kllaudia Gjergjaj, Adriana Ivezaj, Merita Dedivanaj, Milena Nikaç, Lindita Çunmulaj, Danjella Bunjaj, Kristina Perkaj, Olivija Nikaj dhe Brigita Rudaj.

Mbrëmja ishte e gershetuara me këngët më të bukura të kengetarit të mirënjohur Nikollë Nikprelaj, ndersa musafir ishte këngëtari nga Gucia Ismail Balidemaj.

Për të perzgjedhur vajzat me cmimet përkatese ishte juria e përbërë nga Sadri Balidemaj (aktivist i mirnjohur i çështjes kombëtare si dhe sponsor i Miss Malesia 2011), Vera Berishaj (magjistre e edukatës fizike), Malësori Prënkoçaj (këngëtar), Anisa Beqaj dhe Martin Ulaj (afarist nga Diaspora).

Në këtë mbrëmje u ndan 9 çmime:

Miss Buzëqeshja – Millena Nikaç
Miss Simpatia – Brigita Rudaj
Miss Fotogjenia – Kristina Perkaj
Miss Sharmi – Danjella Bunjaj
Miss Eleganca – Adriana Ivezaj
Miss Troja – Olivija Nikaj

Vëndin e tretë e zuri – Merita Dedivanaj, vendin e dytë – Lindita Çunmulaj,
dhe Miss Malesia 2011 u shpall Kllaudia Gjergjaj.

Për Miss Malësia 2011 sponsor ishte: Kompania Tregtare-ndertimore Selca me Pronar Sadri Balidemaj nga Gucia.

Nën ritmet e valleve dhe atmosferës fantastike u mbyll kjo mbrëmje duke ua lën vëndin mbrëmjeve të tjera argetuese të kengetarit Nikollë Nikprelaj.

/Albert Camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO 12