Diaspora, ndërgjegjja e kombit – nga Dr.Nail Draga

Botimi i librave të ndryshëm varësisht prej temave të cilat trajtojnë paraqet një moment të veçantë për autorin dhe mjedisin përkatës. Por, kur autori është nga diaspora nuk ka dilemë së ai botim tek opinioni i gjerë merr vlera emocionale. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse diaspora shqiptare është ndërgjegja e kombit tonë.
Gamës së gjerë të botimeve që trajtojnë shqiptarët në Mal të Zi i shtohet edhe libri Diaspora dhe vendlindja të autorit Xheladin Zeneli. Libri në fjalë është i karakterit publicistik dhe paraqet një përmbledhje të artikujve, intervistave dhe dëshmive që në fokus kanë pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi.
Është për tu përshëndetur angazhimi dhe guximi i autorit i cili tash dy dekada jeton dhe punon në Nju Jork(SHBA) që trajton tema të tilla që ekskluzivitet kanë çështjen kombëtare shqiptare në ketë mjedis. Ndonse i larguar nga vendlindja autori me vemendje ka përcjellur ngjarjet duke analizuar dhe komentuar ata sipas qasjes personale.
Artikujt e botuar dëshmojnë në mënyrë transparente qasjen analitike për çështjen shqiptare në Mal të Zi. Autori përveç së afron argumente ai ka qasje kritike ndaj dukurive dhe devijimeve nga pushtetarët e Malit të Zi të cilët nuk kanë pasur gadishmëri dhe vullnet politik si më parë edhe tash për realizimin praktik të të drejtave për pakicat kombëtare sipas standardëve ndërkombëtare. Duke parë mos koordinimin e subjekteve politike të shqiptarëve ai apelon se është momenti i fundit që këto subjekte të lenë anash interesat e ngushta personale apo të klaneve të ndryshme, por të gjejnë kompromis për çështjet madhore, që është pozita dhe statusi politik i shqiptarëve në Mal të Zi. Çështjet përkatëse autori i trajton pa subjektivizëm duke mos qenë konformistë, por kritik dhe parimor ashtu si i ka hije një personi me imazhin e formuar intelektual. I pakënaqur me pozitën e shqiptarëve në ketë mjedis autori jep dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Malit të Zi në fund të vitit 1991 dhe largohet nga vendlindja kur ish-Jugosllavia ishte në shpërbërje të plotë dhe shovinizmi serbomadh ishte në ekspansion. Autori më zemër të plagosur emigron nga vendlindja por më vehte bartë kujtime të hidhura të cilat i ka përjetuar personalisht.
Në veçanti përkujton atë të mobilizimit të shqiptarëve për luftë dhe dezertimit të tyre në Sutorman në korrik të vitit 1991, duke përkujtuar fatin tragjik të kosovarëve në Tivar më 1 prill 1945.
Dhe është pikërisht ky mobilizim fatkeq që ndikoj në emigrimin e dhunshëm të rinisë shqiptare duke u larguar pa dëshirë nga vatrat e tyre familjare.
Një emigrim i tillë pati pasoja të vazhdueshme sepse pas fëmijve shkuan edhe antarët e tjerë të familjeve duke lënë të shkreta vendbanimet e tyre. Autori i librit na ofron të dhëna më interes për diasporën shqiptare e cila përveç së ka ndihmuar materialisht në vendlindje ajo po ashtu është angazhuar edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi.

Në ketë aspekt është edhe dëshmia në Kongresin amerikan(30 tetor 2003), por edhe mbledhja e fakteve për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane, ku ka qenë i pranishëm kongresmeni Tom Lantosh, presidenti i Ligës Xho Dioguardi etj.Një veprim i tillë dëshmon qartë pasionin kombëtar të diasporës sonë për të avancuar pozitën dhe statusin politik të shqiptarëve në trojet e tyre në Mal të Zi edhe në instancat më të larta të shtetit amerikan. Ne këtë botim autori paraqet homazhe për personalitetet e shquara të politikës amerikane të cilët janë angazhuar drejtpërdrejtë për prezantimin e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe asaj në Mal të Zi, para Kongresit amerikan, sikurse ishin Tom Lantosh dhe Henri Hajd. Janë pikërisht këta miq të shqiptarëve dhe të parimeve demokratike të cilët njoftuan opinionin e gjerë në lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Botimin e pasuron një rezime në gjuhën angleze për çështjet me interesante të cilat janë trajtuar, duke i ofruar edhe lexuesve anglisht folës dëshmi të përgjithshme për çështjen shqiptare. Kronologjia e prezantuar ne libër për periudhën prej dy dekadave(1990-2010), paraqet një dosje në minianturë për ngjarjet më të rënëdishme në skenën politike dhe shoqërore për shqiptarët në Mal të Zi. Nuk ka dilemë se ajo mund të pasurohet dhe të zgjerohet, madje mund të jetë edhe inspirim për hulumtime të ndryshme publicistike.
Ndërsa albumi i prezantuar botimin e pasuron në mënyrë të veçantë sepse shumë çka prezantohet në mënyrë faktografike, që është cilësi e botimeve serioze në botën bashkëkohore. Këtij vlerësimi duhet shtuar edhe përgatitjen cilësore teknike e artistike që dëshmon me qasjen serioze të stafit botues, që nuk ka dilemë së do të mirëpritet nga lexuesit dhe opinioni i gjerë kulturor.
Në sajë të përmbajtjës dhe trajtimit të temave libri Diaspora dhe vendlindja dëshmon së bashkëkombasit tanë në diasporë edhe pse kanë emigruar ata janë pjesë e pandarë e vendlindjes. Andaj si i tillë ky botim pa dilemë së do të zgjojë interesim dhe do të mirëpritet nga opinioni i gjerë, sepse vendlindja dhe diaspora janë një binom i pandarë i ndërgjegjës sonë.

(Xheladin Zeneli, DIASPORA DHE VENDLINDJA, Botoi:Art Club, Ulqin 2011)
(Koha Javore)