Angola fiton Miss Universin

Miss Angola, Leila Lopes, është kurorëzuar Miss Universi për vitin 2011 gjatë një spektakli, i cili u zhvillua në San Paulo të Brazilit. 25 vjeçarja, Lopes, studente e ekonomikut, mahniti jurinë jo vetëm me bukurinë e saj por edhe me përgjigjet tepër të zgjuara që dha.

Ndërkaq, vajza që përfaqësonte Shqipërinë nuk arriti të kualifikohej për të vazhduar garën ndërsa vajza nga Malësia që përfaqësonte Kosovën, Aferdita Dreshaj arriti të futej deri në 16 më të bukurat.

Video ku mund ta shikoni krejt spektaklin Miss Universe: KLIKO


Miss Kosova, Aferdita Dreshaj


Miss Shqiperia, Xhesika Berberi