11 vjet të Portalit Malesia.Org

Sot portali Malesia.Org mbushë plotë 11 vite ekzistimi e punë.

Nuk do të shkruajmë për veprimtarinë tonë, pasi atë më së miri e dini dhe vlerësoni ju vetë lexuesit e përkrahësit tonë.
Edhe sot, mbas njëmbëdhjetë viteve Malesia.Org vazhdon të jetë një dritare e Malësisë dhe burim i informimit të vërtetë bashkë me ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në këtë rajon.

Me këtë rast falënderojmë në rënd të parë anëtarët e stafit për punën e tyre vullnetare, si të atyre që ishin më parë si dhe atyre që edhe sot janë pranë. Poashtu, falënderojmë në veçanti dy shoqatat shqiptare në diasporë, Shoqatën Malësia e Madhe nga Michigani dhe Shoqatën Dedë Gjo Luli nga New Yorku, të cilët na u gjinden pranë në çdo nevojë dhe moment, por edhe individ tjerë të cilët nuk do ti cekim me emra.

Urime 11 vjetorin me shpresën që së bashku do të festojmë edhe shumë përvjetorë tjerë.
Puna jonë vazhdon!

KOMENTOJE