Mehmet Bardhi përsëritë kërcënimin nga Kuvendi i MZ duke ia lënë opinionit për të gjykuar

Mos ja gërmoni gropën të tjerëve

Kryetari dhe deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi ka akuzuar pushtetin dhe opozitën, ose siç i quajti në intervistën për gazetën “DAN”, “shumicën ortodokse sllave”, se me miratimin e kodit zgjedhor i kanë penguar shqiptarët që ti realizojnë të drejtat e arritura për 5 vende deputetësh në parlament.
Siç raportonë gazeta malazeze “Dan” Bardhi nuk dëshiroi të përgjigjet drejtë për drejtë në pyetjen që i ka thënë në Kuvënd, qeverisë dhe opozitës “që të shikojnë në gjeografinë e rajonit, dhe do ta shohin se vonë apo herët do të kenë një përgjigje adekuate”, se me këtë ka menduar në shembullin e Kosovës.
Nga pyetja që i bën “Dan” Bardhit shkruan : Ju duke Kritikuar ligjin zgjedhor keni thënë “nëse shikoni në gjeografinë e rajonit, vonë apo herët do të keni një përgjigje adekuate”. Me këto fjalë, të cilët shumë e kanë kuptuar si kërcënim, a kini mënduar në Kosovë?
Bardhi theksoi se është e nevojshme të kini parasysh të tërë pasusin e fjalës sime, e cila është si më poshtë:
Pra, zotërinj, domethënë ky ishte dhe është qëllimi juaj,që të na hedhni nga parlamenti, dhe kështu të jetë triumfuese fitorja që dëshirojnë zotërinjët nga radha e DPS-it.
“Është arritur qellimi yjë”, unë vëndosmërisht mëndojë se gabimisht përfundoni dhe gabimisht vëndosni. Për ata ,se me vetdije dhe me plan e bëni këtë gjë, përgjegjësisht ua them, se përgjegjësia e vetme do jetë e juaja. Pa marrë parasysh se ju përpiqeni që me gjëra të vogla të tërheqni privilegjet e një shqiptarit të ndegjuashem, shqiptarët janë pjekur politikisht dhe në qoftë se ju shikoni edhe në gjeografinë e rajonit, do ta keni të qartë se herët apo vonë ju do të keni një përgjigje adekuate.Politikisht të ju thuhet qartë, duke pasur parasysh historinë e rajonit,të largtën dhe të afërmën edhe më tëjë, historia dhe gjeografia e çdo njeriut inteligjentë paralajmëronë. Mos ja gërmoni gropën të tjerëve, thotë populli dhe diçka të ju themë se kurrë si profesor nuk e kam pyetur nxënësin se çfarë shkrimtari me këtë gjë ka dashtë me thënë deklaroi Bardhi.
Në pyetjen tjetër se çfarë për shqiptarë, në drejtim të përfaqësimit autentik në parlament, do të thotë rregullat e ligjit zgjedhor të miratuar kohët e fundit,Bardhi u përgjigjë se me këtë ligj për ndryshimet e Ligjit për zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, që u miratua në Parlamentin malazez,pa përfaqësues të shqipëtarëve të cilët në shënjë mospajtimit dhe proteste tet katër deputet kanë braktisur parlamentin e Malit të Zi para se të miratohej ligji i ri zgjedhor,shumica sllavo-ortodokse, pozitë e opozitë, në mënyrë të përbashkët e kanë instaluar pabarazinë e mosrespektimi të të drejtave politike të pakicave, duke mos respektuar as në mënyrë historike, as kulturore, as kombëtare, të drejtat e fituara të shqiptarëve.Kjo bie në kontrast me gjendjen reale në Mal të Zi, kontributin e shqipëtarëve për ruajtjen e paqës, kur u orjentuam në mënyrë të qartë e të hapur kundër luftës.
Ndërkaq,kjo është edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, kështu vazhdon diskriminimi që shqipëtarëve të u pamundësohet të kenë një numër proporcional të vendeve në Parlamentin Malazez, pra pësë vënde, aq sa tani na përkasin u shpreh Bardhi.
Në pyetjen se si e komenton kërkesën e Kreut të UDSH-së ,Ferhat Dinosha , për të shpallur votimin e dytë për ligjin zgjedhor, ai u shpreh se në pyetje është një keqinterpretim i gabuar i dispozitave dhe i ligjit, Kushtetutës dhe rregullave, ose mungesa e tij apo me qëllim, në mënyrë që të mos relatizivohen problemet e mosrespektimi të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Duket se e gjithë kjo është për të prishur kohezionin monolit të faktorëve politik shqiptar, përfaqësuesve legjitimë të partive shqiptare në parlamentin malazez, për çështjen e përfaqësimit politik,në lidhje me miratimin e ligjit zgjedhor nga ana shumicës sllavo-ortodokse, pozitë e opozitë deklaroi Bardhi.

Në pyetjen se me cilat mjete Shqipëtarët në Mal të Zi,në të ardhmën do të luftojnë për drejtata e tyre ai u përgjigj se me mjete demokratike do të mbrojmë të drejtat tona.Demokracija njeh spekter më të gjërë të mjeteve demokratike.
Lidhja Demokratike e shqipëtarëve nën Mal të Zi, ka përvojë në këtë por edhe këto partit e reja politike deklaroi Bardhi./Albert Camaj/

Bardhi: Dinosha mbeti besnik ndaj tutorëve të tij politik

Lideri i LD në MZ Mehmet Bardhi ka dënuar fuqishëm deklaratën e udhëheqësit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhënë portalit Analitika ku ka deklaruar se shqiptarët nuk janë të mashtruar nga miratimi i ligjit elektoral.

“Dinosha tregoi qëndrueshmëri dhe besnikëri ndaj tutorit apo tutorëve të orientimit dhe përkushtimit të tij politik. Së dyti, Dinosha u përpoq të mbajë nën tutelën e tij deputetin e nderuar por edhe gjithë partinë e tij, gjë që nuk ësht në rregull”, tha Bardhi për Radio Evropa e Lirë.

Bardhi ka akuzuar Dinoshen se kërkesa për një raund të dytë votimi për ligjin zgjedhor ka treguar një mosnjohje të ligjit, Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit nga ana e tij, duke shtuar se ai ishte pasiv kur ishte në pyetje puna rreth Kushtetutës dhe pastaj të ligjit elektoral.

“Ai nuk u përfshi në të gjitha situatat që ishin vendimtare për pozitën e pakicave. As nuk është përfshirë si ministër apo si kryetar i UDSH-së. E gjithë kjo ishte në drejtim të relativizimit të problemeve dhe mosrespektimit të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi”, tha Bardhi. /Ulqini-Online/

KOMENTOJE