Lidhja Demokratike në MZ, shënoi 21 vjetorin e themelimit të vet

Mbledhja solemne u mbajt në Ulqin, në restorantin “KALLABA”. Në këtë tubim ishin të pranishëm udhëheqësit më të lartë të kësaj partie, udhëheqësit e degëve të saj, këshilltarë dhe simpatizues të shumtë partiak.

Kryetari i LD në MZ Mehmet Bardhi, duke i përshëndetur të pranishmit, foli lidhur me veprimtarinë e deritashme të subjektit të parë nacional të shqiptarëve në Mal të Zi, që u formua më 09. 09.1990, në Tuz, ku kryetar i Kuvendit themelues ishte zotëri Lekë Lulgjuraj. LDnëMZ gjatë gjithë kësaj kohë, u mbeti besnike orientimeve dhe postulateve programore të saj, të miratuara me dokumentet programore duke shtuar se kjo parti nuk i ka ndryshuar parimet programore dhe orientuese, ka qenë dhe mbetet “kujdestare e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. LDnëMZ trasojë rrugën e shumë-partiaksisë shqiptare në MZ, kurse si motrës e Lidhjes Demokratike të Kosovës, themelueses e shumpartiaksisë shqiptare në ish Jugosllavi.Besoj. Që atëherë ne vendosëm që të organizohemi dhe të flasim në mënyrë të organizuar si subjekt politik në emër të shqiptarëve në MZ, dhe t’i artikulojmë, t’i mbrojmë e t’i përfaqësojmë interesat e shqiptarëve që sot jemi në Malin e Zi. Vitet shkuan, historia e ka bërë të vetën dhe përsëri pas 21 vitesh jemi këtu së bashku, në këtë rrugë 21 vjeçare kemi pa edhe ndarje dhe ndarje, të cilat ndoshta në fillim kemi thënë se mund të jenë të zakonshme në mënyrë që sa më tepër që shtoheshin vitet e shumëpartiakësisë, aq më tepër kjo çështje bëhej madje alarmuese për bazën zgjedhore të shqiptarëve në MZ, dhe besoj se kemi mbërri në një skaj ku besoj se duhet të jemi shumë të vendosur që ta shohim pozitën tonë e cila nuk është aspak e lakmueshme, shtoi Bardhi.

Shembulli më tipik për shkeljet që vazhdojnë të na bëhen ne shqiptarëve në Mal të Zi është shembulli i djeshëm. Megjithëse ne vendosem që duke marrë pjesë në sistemin politik, duke mare pjesë në institucionet politike dhe shtetërore të MZ, të realizojmë të drejtat tona dhe kur menduam se kemi avancuar në këtë drejtim, dje besojë se ranë maskat dhe doli fytyra e vërtet e shumicës sllavo-pravosllave, pozitë dhe opozitë në qëndrimet e tyre antishqiptare. Duke mos respektuar realitetin e MZ, ku në MZ, nuk kemi një shumicë qoftë nacionale qoftë gjuhësore, duke mos respektuar kontributin që dhanë shqiptarët në fillim të viteve 90-të, kur orientuam fort qartë në drejtimin anti-luftë, kundër organizatorëve të luftës okupuese të Beogradit, kur ne i thamë se nuk pranojmë, nuk duam dhe nuk do t’i lëmë të rinjtë tonë t’i çojnë në luftë në Dubrovnik, në luftë në Konavle, besoj se ja zbardhem fytyrën jo vetëm shqiptarëve por edhe vet Malit të Zi, kur dhamë kontributin tonë në stabilitetin që të ruhet qetësia në MZ, kur ne ishim të qartë, dhe i dënuam të gjitha aksionet: ushtarake, luftarake, paramilitare, militare të forcave të asaj kohe Serbi-Mali i Zi, dhe thamë qartë që ne nuk do të jemi me këto forca, kur dhamë kontributin tonë vendimtarë edhe në referendumin për pavarësinë e MZ, në një far diktati-kërkese edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës, duke qenë sipas situatës që të jemi pragmatistë, me gjithë se Lidhja Demokratike në përbërje shumë të qartë edhe të delegacionit kur ishim në Shqipëri, dhe kur ne i thamë që kërkojmë që Shqipëria amë të jetë garant që Mali i Zi do të respektojë të drejtat tona, kur ishim në delegacion zyrtarë dhe kur morëm një përgjigje që nuk janë në gjendje të na thonë dhe të na mbështesim që ne në një far dore jo t’i kushtëzojmë, por t’i themi se cilat janë kërkesat të cilat duhet ti përmbushin në MZ të pavarur, pra edhe këtë kontributin tonë fort qartë e shkelën dhe nuk e morën parasysh as pushteti e as ata që janë në opozitë, të cilën unë e kam përcaktuar fare qartë si shumicë sllavo-pravosllave opozitë-pozitë, kundër interesave të shqiptarëve. Prandaj kemi menduar që do të shkojmë në drejtim të asaj që me këtë do të njoftojmë diplomacinë që është në MZ, para së gjithash ata të cilët na kanë mbështet gjithë herë, duke u nis prej shteti amë Shqipërisë, Kosovës dhe sidomos SH.B.A, Gjermaninë dhe shtetet tjera të Evropës, deri në atë që të dokumentojmë këtë diskriminim dhe këtë heqje të drejtave të arritura deri në mjetet tjera që demokracia i njeh, para së gjithash duhet të organizojmë protestë dhe të definojnë ata ardhmërinë tonë në këtë drejtim. Po Bardhi përmendi amendamentin e deputetëve shqiptar të cilin e përkrahën vetëm 3 deputet e partisë Boshnjake. Qartë duhet të themi se dy shqiptarët që ishin në partinë në pushtet përkrahën diskriminimin tonë dhe përkrahën politikën diskriminuese serbo-sllave apo malazeze-sllave .

Siç u shpreh për portalin tonë Kryetari i degës së Malësisë Nikollë Camaj,Lidhja Demokratike në Mal të Zi po shënon edhe një përvjetor si parti parlamentare, gjithnjë në mbrojtje të interesave të pjestarëve të popullatës shqiptare në Mal të Zi. Andaj, në 21-vjetorin e themelimit të vet, si parti politike nacionale shqiptare në të gjitha trojet shqiptare në Mal të Zi, përfitojmë nga rasti të përshëndesim dhe të falënderojmë të gjithë votuesit e kësaj partie gjatë gjithë këtyre viteve, themeluesit dhe veprimtarët partiakë, të cilët me përkushtim të thellë u mbetën besnikë orientimeve programore të LD në MZ.

Në këtë përvjetor, kur përkujtojmë një moment të rëndësishëm në vetorganizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi, duam të jemi më modestë, për sa i përket festimit, pasi që kemi edhe shumë punë për të realizuar në kuadër të programit tonë partiak, në radhë të parë në realizimin e projektit për Komunë të plot të Malësisë, por duam të përkujtojmë se LD në MZ, edhe në të ardhmen do të vazhdojë angazhimin maksimal në ruajtjen dhe afirmimin e interesave dhe vlerave tona nacionale, qofshin ato politike, kulturore, civilizuese apo shpirtërore, duke i ftuar të gjitha partitë e tjera nacionale shqiptare që, në këtë drejtim, të na bashkëngjiten.
Shpresojmë se 22 vjetorin e themelimit të subjektit të parë nacional-shqiptar në Mal të Zi, do ta festojmë të gjithë së bashku, në komunën e plotë.
Në të njëjtën kohë, edhe në këtë përvjetor, edhe një herë, duam që të përsërisim indinjatën tonë të thellë lidhur me aksionin famëkeq policor, të realizuar më 09. shtator 2006, me ç’rast, në emër të shteti të Malit të Zi, u torturuan familjet malësore, u përdhos flasmuri ynë, u fyen ndjenjat tona nacionale dhe u arrestuan 18 malësorë, që pjesa më e madhe e tyre, pastaj u dënuan në një proces të montuar politik të realizuar në përvjetorin e 16. të Lidhjes demokratike. /Albert Camaj/

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO