Sukruq – Malësi, 14 Shtator 2011 – Prindit e rreth 50 nxënësve të paraleles 4-vjeçare të shkollës fillore Mahmut Lekiq në Sukruq, që disa ditë janë bashkuar në oborrin e shkollës në shenjë proteste se fëmija e tyre nuk i kanë kushtet elementare të higjienës dhe ujit në shkollë. Ata kanë paralajmëruar se fëmija e tyre nuk do të shkojnë në mësim deri sa këto kushte nuk plotësohen.
Në shkollë nuk ka tualete (WC) funksionale pasi në to nuk ka ujë dhe as ujë të pijshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Ata frikohen se nga mungesa e higjienës në shkollë mund të hapet ndonjë epidemi. /Malesia.Org/