Kosova pranon të gjithë të shkëlqyeshmit nga Mali i Zi

Në një njoftim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës thuhet se MASHT mori vendim për regjistrimin në universitetet publike të Prishtinës e të Prizrenit, e të gjithë maturantëve nga Mali i Zi si dhe nga Presheva, Bujanoci e Medvegja të cilët i kanë mbaruar shkollat e mesme me sukses të shkëlqyeshëm.

Ky vendim, që hyn në fuqi menjëherë, është marrë me qëllim të krijimit të mundësisë për studime në gjuhën amtare të një numri sa më të madh të nxënësve të shkëlqyeshëm nga këto rajone. /Ulqini-Online/

KOMENTOJE