Panorama e Liqenit të Shkodrës është panorama më e bukur në gjithë gadishullin ballkanik. Dimensionet e medhaja, shtrirja e tij i japin poashtu edhe kurorën e liqenit më të madh në ballkan.
Ky liqen është i krijuarë nga levizjet tektonike, nga erozioni karstik dhe erozioni lumor. Më parë, sipas një hipoteze, në bazenin e këtij liqeni, ka qënë gjiri i detit e më pas kanë gjetur vendin lumenjtë : Moraça dhe Buna. Liqeni i Shkodres është kriptodepresion: fundi i tij është nën nivelin e detit, kurse niveli i tij lëviz mdërmjet 4.7m dhe 10m mbi nivelin e detit. Kështu edhe sipërfaqja e tij lëviz nga 370km2, deri në 540 km2me një thedhësi deri në 60m. Lumenjtë e mëdhenjë që derdhën në Liqenin e Shkodrës janë: Moraça, Cërmnica, Rijeka Crnojeviq dhe njëmbëdhjetë lumenjë tjerë të vegjël. Ndërsa Buna shërben si grykë-derdhje e liqenit në detin Adriatik. Kështu Liqeni i Shkodrës është pjesë e kufirit të Shqipërisë më Malin e Zi, midis maleve të larta të Sutermanit, Rumisë, Tisit dhe degëve të Bjeshkëve të Nëmura. Malit të Zi i përkasin 2/3 e këtij liqeni, gjatësia e të cilit është 23 km në të cilin gjënden rreth 50 ishuj të mëdhenj e të vegjël.
Në lashtësi , ky liqën është njohur me emrin Palus Labeatis. Për nga pasuria natyrore, pra flora dhe fauna, Liqeni i Shkodrës ka qënë mjaft i pasur. Kanë egzistuarë rreth 700 lloje të mikro algash, dhe rreth 250 lloje algash. Ndër bimët ujore që dalin mbi uji janë : kallamishtja, zukthi, zambakët e ujit (të bardhë e të verdhë), zhavori etj. Flora drurore është dëmtuarë shumë, pasi në masë të vogël gjendet plepi, shelgu, frashëri etj. Për sa i përket faunës, ky liqen është një thesar të cilin sot po e vijedhë kushdo dhe pa asnjë mbrojtje. Në Liqenin e Shkodrës kanë jetuar rreth 250 lloje shpendësh, ku shumë nga to sot gjenden në numër të vogël ose janë zdukur fare. Gjatë dimrit numërohen 40 lloje të shpendëve si : karabullaku, rosa të ndryshme, kryekuqi, bajukla ( bajza-balça), çafka, pulëbardha etj. Nga shpëndët e rradha jetojnë : lejleku, shqiponja, pelikani, ku ky i fundit ka një numër të limituar (12). Ajo për të cilën është njohur më së shumti Liqeni i Shkodrës ka qënë shumëllojshmëria e peshkut që ka jetuarë në këtë basen të madh. Janë numëruarë rreth 45 lloje peshku: ngjalla, qefulli, blini, kubla, levreku, shojza, trofta, amuri, etj. Ndërsa peshku me gjindshmërinë më të madhe është krapi. Numri i llojeve të peshkut është zvogluarë në mënyrë drastike dhe ky numër vazhdon të zvohëlohet ç’do ditë.
Liqëni i Shkodrës në pjesën e Malit të Zi është shpallur Park Kombëtar që në vitin 1983 kur edhe është mbrojtur rreptësishtë nga ligji. Kështu kanë qënë të përcaktuara të gjitha format e peshkimit dhe të gjojes. Ndërsa kjo gjë ka bërë që banorët përreth liqenit të mund të jetojnë nga peshkimi. Gjithashtu edhe gjuetia e shpendëve ka qënë mjaft e zhvilluarë pasi nga të gjitha vëndet e Evropës ka pasur gjuetarë.
Në vitin 1995 ky liqen është future në Listen e zonave ujore me rëndësi ndërkombëtare e ashtuquajtura Lista Ramsar.
Masakrimi i liqenit
Një nder ndotësit më të medhënjë të Liqenit të Shkodrës është Kombinati i Aluminit i cili shkarkon pa masë inerte dhe pesticide të cilat shkatërrojnë floren dhe faunën. Sikurë kjo të mos mjaftonte, bazeni i liqenit është kthyer në një grope ku hidhen mbeturinat pa asnjë lloj frike nga ndonjë organ përgjegjës.
Sot, peshkatarët që ndjekin rregulloren e gjojes janë të paktë. Por peshkatarë-dhunues ka jashtë ç’do mase, të cilët vijnë nga brigjet e dy shteteve. Gjeneratori është bërë mjeti kryesorë pë gjuajtjen e peshkut, ku përmes këtij mjeti, Ç’do ditë një lundër arrinë të nxjerrë deri në 300 kg peshk. Peshkimi me gjenerator jo se nuk është i lejuar, por as që mund të paramendohet si një peshkim njerëzorë. Me anë të rrymes, jo vetem se pakësohet peshku, por vjen edhe deri te dëmtimi i vezëve të peshkut , ku me zhdukjen e tyre, zhduket plotësisht një specie. Si pasojë e kësajë, shumë lloje të peshkut nuk gjinden më në liqen. Kurse ato që kanë mbetur, Ç’do tië janë duke u pakësuar. E gjitha kjo masakër ndoll para syve të rojes ujore e cila me sa duket në liqen ndollet vetëm për pushim. Shqetësues është fakti se askujt spo i bie në mend se një pasuri kaq e madhe e gjallë, po kthehet në një kufomë të vdekur.
Një Park Kombëtarë do të duhej të jetë i mbrojtur dhe i stimuluar drejt zhvillimit. Por kjo që sot po ngjanë në Liqenin e Shkodrës, duket më shumë si një tragjedi greke në aktin e fundit. Të gjithë flasin mire për liqenin, me pasjon, me njëfarë toni të pafajshëm. Ama kur vije puna te peshkimi, gjeneratori punon përseri. Kënga vajtuese kushtuar viktimës, Liqenit, është një këngë që nuk do të kendohet gjatë. Këtë tragjedi të vërtetë, më vonë do ta tregojnë si përrallë. Në librat e Letërsisë Popullore do të skruaj: Na ishte njëherë Liqeni i pasur i Shkodrës.
Do ta përmbyllë shkrimin me një përshtypje të një turisti hebre i cili vetem se po kalonte rrugës për të shkuar në Shqipëri dhe rastësisht ndaloi para liqenit. Pasi ndegjoi një zhurmë, ai u interesua se Ç’ishte ajo zhurmë që lëshonte lundra para nesh. Pasi i tregova se ç’gjë po ngjante ai tha: “Kjo gjë më kujton Hitlerin dhe Gjeneralët Nacist të cilët përdorën ç’do mjet për të shfarosur hebrenjt. Mos luani me natyrën sepse ajo do të hakmerret”