Deputet shqiptarë bojkotojnë paralmentin malazias

Qeveria malazeze nuk e do që flamuri popullor në Mal të Zi, të jetë ai trengjyrësh, siç e ka propozuar blloku opozitar serb, i cili si kusht për të përkrahur ndryshimet kushtetuese, kërkon që të definohet edhe gjuha serbe, gjuhë zyrtare të të njëjtit status me atë malazeze, që shkollimi fillor i nxënësve serbë të jetë falas, zgjedhja e këshillit gjyqësor të bëhet me dy të tretat.

Por, deputetët e dy partive në pushtet, të Partisë Demokratike të Socialistëve /PDS/, të Partisë Socialdemokratike /PSD/ dhe ata të Partisë boshnjake nuk do ta përkrahin atë propozim të opozitës në parlament, njofton KosovaLive.

Deputetet shqiptarë nga partitë nacionale parlamentare opozitare nuk do të marrin pjesë në seancën e Parlamentit të Malit të Zi ditën e martë, ku në rendin e ditës është propozimi i opozitës proserbe për ndryshimin e flamurit malazias.

Shkaku është se si pozita edhe opozita kanë qëndrim të njëjtë kundër shqiptarëve, mbështeten Kodin zgjedhor, i cili shqiptarëve u ka mohuar të drejtat e arritura, po kundërshtojnë edhe themelimin e Komunës së Malësisë me qendër në Tuz. /Ulqini-Online/

KOMENTOJE