Dyqindepësëdhjetë persona nga vëllazëria Camaj nga Vuksanlekajt dje kanë lëvruar tokën në Vuksanlekaj, dikur tokë e tyre, për të cilën janë në proces gjygjësorë me biznismenin Çedo Popoviq. Popoviq tokën e kontestuar e cila ndodhet përgjatë rrugës ndërkombëtare Tuz-Bozhaj, e ka blerë nëpërmjet bursës, pra duke blerë aksionet e ndërmarrjes “ Kooperimi”, e cila ka funksionuar si pjesë e plantacioneve “13 korriku”.
Dje rreth orës dhjetë ndërsa vëllazëria Camaj po lëvronte tokën është shfaqur Popoviq i cili ka pyetur se çfar janë duke bërë në tokën e tij. Pyetja ka revoltuar Camajt të cilët i janë përgjigjur se kjo tokë ka qënë gjithmonë pronë e tyre, duke i kujtuar se edhe ai po hecte mbi tokën e tyre. Mbas kësaj Popoviq është larguar, kurse Camajt kanë vazhduar lëvrimin e tokës, dhe sot planifikojnë të mbjellin grurë.
Asnjë nga Camajt dje nuk deshiroj të prononcohet publikisht, duke mos pasur deshirë të komentojnë këtë ngjarje.
Popoviq ka konfirmuar se në bursë ka blerë aksionet e “Kooperativës” e cila ka pasur prona në Malësi dhe Zetë.
– Kam qënë dje në Vuksanlekaj. Kam biseduar me Camajt dhe jam larguar. Në qoftë se është toka e tyre këtë do e provojnë në gjykatë. Nuk jam i informuar se a është procesi në vijim. Le të mbjellin grurë, më mirë se të mbetet toka e zbrazët-ka komentuar Popoviq për gazeten e përditshme “dan”.
Camajt kanë deklaruar jozyrtarisht se toka është e tyre dhe se është në vijim procedura gjygjësore në gjykatën e Shkallës së Parë në Podgoricë, për tjetërsim të tokës dhe presin që atje të zgjidhet çështja me procedurë të përshpejtuar. Siç cekin, ndërmarrja “Kooperativa”, e cila ka funksionuar si pjesë e Plantacioneve “13 korriku”, tokën e vëllezërve Camaj e ka shfrytëzuar vitet e fundit edhe pse nuk ka patur të drejtën e pronësisë. Duke blerë aksionet e kësaj ndërmarrje, Çedo Popoviq ka fituar edhe tokën për të cilën ndërmarrja “Kooperimi” ka pretënduar se është e tyre. Kështu që pronari i “Carine” ka blerë diçka që sipas Camajve nuk mund të ofrohej për shitje, dhe në të vertët duhet të kërkojë kthimin e parave që ka blerë aksionet, për arsye se është i mashtruar. E kanë lëvruar tokën për arsye që të kthehet vemëndja mbi këtë çështjë dhe të përshpëjtohet procedura gjygjësor.
Kryetari i Bashkësisë Lokale Vuksanlekaj Marash Camaj nuk ka patur deshirë të bëjë ndonjë koment, duke treguar se procedura gjygjësore është në vijim dhe se çdo gjë mund të vertetohet në gjykatë. Koment identik ka dhënë edhe Angjell Gojçaj, avokati i cili përfaqëson Camajt në procedurë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj dhe këshilltari i PPS(SNP) dhe Lidhjes Demokratike, Kolë Lulgjuraj dhe Nikollë Camaj sot do të prenoncohën për këtë mosmarrëveshje.
Përkthyer nga e përditshmja “Dan”