Shqiptaret nga Plava e Gucia protestuan kundër projekteve që i'u marrin pronat e tyre

Këshillat komunale të tri partive shqiptare, të cilat operojnë në komunën e Plavës, Forca,UDSH dhe LD në MZ, kanë organizuar një tribunë në Qendrën Kulturore, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të NP “Prokletije”, projektin e mini hidroelektranava dhe diskriminimin që i’u bëhet shqiptarëve.

Në tubim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të kombësisë shqiptare. Tubimi është mbështetur nga udhëheqësit e tyre komunalë si dhe nga deputetët Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj, kurse në tubim ka folur edhe deputeti i PDS-së nga Plava, Husni Shaboviç.

Para të pranishmeve, rreth planeve të mini hidrocentraleve si dhe me paraqitje grafike të kufijve të Parkut Nacional u paraqit Tahir Gjonbalaj.

“Parku nacional përfshin vendbanimet dhe pronat përgjatë kufirit me Republikën e Shqipërisë, duke fillaur nga Vuthaj, Kukaj,Hakaj, Hot dhe Martinaj. Ne theksojmë se edhe ligji zgjedhor, i cili u miratua kohë më parë, diskriminon shqiptarët duke i’u mohuar atyre edhe ata pak të drejta të fituara në vitin 1997. Absolutisht është e papranueshme, që në të gjitha këto projekte nuk është marrë parasysh vullneti dhe pëlqimi i shqiptarëve në këtë rajon. Ne në formë të shkruar kemi shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin tonë në të gjitha institucionet kompetente të Malit të Zi, por më kot. Pra, edhe një herë ne i bëjmë thirrje Qeverisë, Parlamentit dhe institucioneve të tjera relevante, për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar realizimin e këtyre projekteve dhe në të ardhmen të merret aprovimi dhe opinionin i qytetarëve në projekte të rëndësishme për jetën dhe prosperitetin e këtij rajoni “, thuhet në një të deklaratë përbashkët një deklaratë të udhëheqësve shqiptarë të këshillave komunal në Plavë.

Mehmet Bardhi mbështeti qytetarët për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe tha se Lidhja Demokratike në Mal të Zi është kundër centralizimit të Malit të Zi.

“Për PN “Prokletije ” duhet të vendosin njerëzit e jo Podgrorica”, tha Bardhi.

Shqiptarët protestojnë sot në Plavë

Shqiptarët nga Plava e Gucia, nën organizimin e partive shqiptare që veprojnë atje, kanë paralajmëruar për sot një protestë, e cila do të zhvillohet në qendrën e tyre komunale.

Moto e protestës së është manifestimi i pakënaqësisë për diskriminimin që po ua bëjnë institucionet e shtetit. Ndër të tjera organizatorët e protestës përmendin Ligjin e Zgjedhjeve, që praktikisht i lë pa vende në legjislativin e vendit.

Por konsiderojnë se edhe shpallja Park Nacional i territorit kua ata jetojnë e zhvillojnë ekonominë do t’i varfërojë edhe më shumë. Gjithashtu shprehen të indinjuar edhe për shkak të synimeve që në monumentin e natyrës – Syni, të ngrihet hidrocentral, i cili dëmton resursin kryesor për zhvillimin e turizmit.

Protesta do të zhvillohet në qendër të Plavës dhe fillon në orën 12, që po ashtu ka domethënien se është “mbushur kupa”. /Ulqini-Online/

KOMENTOJE