Për herë të parë në Shqipëri vjen DJ numër një në botë Armin Van Buuren në një shfaqje të pa përsëritshme në kryeqytet. Ditën e premte më datë 14 Tetor në stadiumin Qemal Stafa do të zhvillohet koncerti me përmasat më të mëdha deri tani në Tiranë. Ky aktivitet me skenë dhe produksion nga vetë stafi i Armin Van Buuren do të argëtojë të rinjtë shqiptarë. Bashkë me DJ. Armin Van Buuren do të performojnë edhe DJ. Sunnery Jamers dhe Ryran Marciano, ndërkohë që Warm up do të bëhet nga Dj. AD Disha. Katër herë radhazi Dj. Armin Van Buuren është cilësuar numri një në sondazhin “Top 100” të revistës prestigjioze DJ Mag, duke u bërë kështu DJ i parë që fiton këtë çmim katër herë radhazi në historinë e kësaj reviste. Për më shumë se 14 vjet ai krahas performancës si DJ, ka qenë edhe producent i shumë pjesëve të njohura botërisht. Me albumet dhe pjesët e tij, Armin ka patur një ndikim të madh dhe të shpejtë në mbarë botën. Albumi i titulluar “Imagine” u bë numri një në “Top 100” holandeze dhe u vlerësua që në javën e dytë.
‘In & Out of Love’ me këngëtaren Sharon den Adel, ka patur më shumë se 88 milionë klikime në YouTube, duke mbajtur pozicionin e parë në Top 10 si videoja më e ndjekur holandeze e të gjitha kohërave. Albumi i Armin përfshin Blue Fear, Communication, Sound of Goodbye, Shivers, Rush Hour, Burned With Desire, Exhale, Love You More, This World Is Watching Me, and Yet Another Day. Eagle Mobile i ka kushtuar një vëmendje të veçantë aktiviteteve artistike dhe kulturore, duke sjellë në Shqipëri personazhe mjaft të njohura në arenën ndërkombëtare si DJ. Poul Van Dyke, grupin Madcon, Jim Belushin me muzikën Jazz, si dhe dërgoi në koncertin e Madonës në Budva të Malit të Zi një mijë abonentë në vitin 2008, pak pas hyrjes në tregun shqiptar. /Shqiperia.com/