Popoviqit i është shitur toka e dikurshme e vëllazërisë Camaj

Qeveria dhe Opozita në Komunën Urbane të Tuzit të unifikuar në lidhje me mosmarrëveshjen mes banorëve të Malësisë dhe pronarit të “Carine”

Qeveria dhe Opozita në Komunën Urbane të Tuzit janë të unifikuar në lidhje me mosmarrëveshjen mes vëllazërisë Camaj nga Vuksanlekajt dhe Çedo Popoviq, se këtë problem duhet ta zgjidhin organet shtetëror, ky i fundit pronarë i kompanisë “Carine”, i cili ka blerë tokën e tyre të dikurshme.
Para disa ditësh Camajt kanë lëvruar parcelat përgjatë rrugës për në Bozhaj, në shënjë revolte për arsye se toka i takoi Popoviqit, duke blerë aksionet e ndërmarrjes “Kooperimi”, ndërmarrje që sipas tyre e ka shfrytëzuar këtë tokë, por e cila nuk ka qënë pronë e tyre.
Këshilltari i Lidhjes Demokratike në Komunen Urbane të Tuzit, Nikollë Camaj ka thënë se në Malësi me shekuj ka ekzistuar prona vëllazërore e cila asnjëherë nuk është ndarë mes vëllezërve, por ka mbet gjithmon si e mirë e përbashkët.
– Këtë tokë vëllazëria e ka përdorur për kullota dhe nuk ka ekzistuar një pronar ligjor, përkatësisht pronar formal, gjë që shteti e ka shfrytëzuar dhe ka abuzuar duke ju dhënë në shfrytëzim subjekteve të tjera pa asnjë të drejtë dhe kështu ju ka mohuar një burim shumë të rëndësishëm banorëve, siç ishin kullotat.
Të njëjtin fat kishin edhe pronat e përbashkëta nga liqeni i Rikavecit deri në maje të Bukoviqit dhe nga liqeni deri tek lumi Cem. Subjekteve të cilave i është dhënë toka në shfrytëzim, në mënyrë të panjohur për ne kanë uzurpuar tokat dhe gjoja tani kanë edhe tapi. Mëndoj se shteti duhet të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të marrë masa adekuate, dhe pa ndonjë proces gjygjësorë të kthej statusin e atyre tokave siç ka qënë para nacionalizimit. Sa i përket konkretisht parcelës në Vuksanlekaj mëndoj se Popoviqit i është shitur toka e huaj. Personalisht mëndoj se ai është i vetëdishëm për këtë gjë, për arsye se në një takim me të ka deklaruar se nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim deri sa gjërat të jenë të qarta- ka thënë Camaj. Shteti nuk do të mund të bëjë të shurdhetin për kërkesat e banorëve të Malësise që t’ju rikthej ose t’ju kompensoj ato që ju janë marrë gjatë shekujve të kaluar është shprehur Camaj.

Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit ka thënë se Komunës Urbane si organ asnjëra nga palët zyrtarisht nuk i janë drejtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme.
– Ai ka theksuar se duhet të ishin informuar për këtë mosmarrëveshje. Kryetari i Komunës Urbane ka deklaruar se është jozyrtarisht i informuar se procesi gjygjësorë është i lidhur me të drejtën e pronës, për këtë arsye ai ka thënë se para se të marrim ndonjë veprim duhet të presim përfundimin e procedurës. Sa i përket mëndimit tim personal, deri sa të sqarohet situata, nuk përkrahi asnjë plan për të ndërtuar apo për të bërë çfardo lloj investimi nga ana e Popoviqit apo cilit do investitor, e me këtë të mos jetë e njoftuar Komuna Urbane e Tuzit. Gegaj ka ftuar të gjithë banorët e Malësisë dhe subjektet e interesuara të mos rrisin tensionet pa patur nevojë dhe që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet nëpërmjet organeve ashtu siç e kerkojnë ligjet e brëndshme dhe ato ndërkombëtare kur janë në pyetje mosmarrëveshjet në lidhje me pronësinë.

Këshilltari i PPS(SNP) në Komunën Urbane të Tuzit Kolë Lulgjuraj pajtohet se mosmarrëveshja mes Vuksanlekajve dhe kompanisë “Carine” duhet të zgjidhet nëpërmjet procedurës gjygjësore sa më shpejt të jetë e mundur.
– Rrethanat se kompania “Carine” pretëndon pronësinë e tokës, e cila është pronë shumë shekullore e këti fshati, është pasojë e privatizimit jotransparent dhe jo të drejtë të pasurive të përbashkëta të cilat i kanë takuar të gjithë qytetarëve, që brënda natës janë bërë pronë e disa personave në Qeveri apo të disave të lidhur ngusht me Qeverinë, ku kompania “Carine” është njëra nga të preferuarat e Qeverisë- ka deklaruar Këshilltari i PPS në KU Tuz Kolë Lulgjuraj.

Përkthyer nga e përditshmja “Dan”
D.S

KOMENTOJE