Diaspora malësore në SHBA nuk e përkrah shtëpinë malazeze në New York

Diaspora jonë në SH BA në vazhdimësi interesohet dhe percjellë gjendjen dhe situaten politike, shoqërore dhe kombëtare jo të mirë të vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje që jetojnë në trojet e tyre shekullore në Mal të Zi.

Malësia edhe në shekullin 21 nuk po ka mundësi të realizojë as të drejtat elementare, sikurse është veteqeverisja lokale, pra Komuna e Plotë e Malësisë, përkundër faktit se i plotëson të gjitha kushtet me të drejtat ndërkombëtare dhe ligje të vetë atije shtetit, më parë se shumë Komuna tjera në Mal të Zi.

Është e pakuptimtë, absurde dhe e pa drejtë që një shtet qe thirret demokratik dhe ligjor, si dhe pretendon të hyjë në Bashkinmin Europian, në NATO si dhe në organizma tjera demokratike perëndimore, një pjesë të qytetarëve të vetë autokton t’ua mohojë të drejtat e tyre që këta qytetar mos të jenë të barabartë me shumicën tjetër në këtë shtet.

Shqiptarët në Malësi kërkojnë një Komunë si të tjerat në Malë të Zi, megjithëse jemi të vetëdijshëm se kjo kërkesë është minimale nëqoftëse bazohemi në të drejtat tona kombëtare, si dhe në të drejtat që të gjithë popujt i gezojnë.

Ndërtimi i shtëpisë malazeze në New York për ne si shqiptarë nuk sjellë ndonjë interes kombëtar.
Por, megjithatë, ata prej nesh, si pjesë e pandarë e Malësisë që jemi, po kerkojnë që këtu të ndihemi malazez dhe së bashku të ndërtojmë shtëpinë e TYRE. Kurse në vendëlindjen TONË, po e njëjta qeveri nuk lejon krijimin e Komunës së Plotë që do të ishte një shtëpi me interes për Malësi.

Ne jemi të bindur se kjo qeveri në një kohë të caktuar do të lejojë edhe krijimin e Komunës së Plotë të Malësisë. Por gjithashtu jemi të bindur se kjo do të ndodhë kur të realizohet plani për ndryshimin e strukturës demografike të saj. Plan që ka filluar me prurjen e elementit joshqiptar në Malësi, pra boshnjakizimin apo kolonializimin e sajë. Pra, Komuna e Plotë do të jepet kur Malësisë mos t’i nevojitet.

Komuna Urbane e Tuzit dhe udheheqësit e saj janë dekor të qeverisë malazeze që manipulojnë me popullin e Malësisë dhe interesat e saj. Prandaj pyesim, me cfarë të drejte morale qeveria malazeze kërkon që të përkrahim ndërtimin e shtëpisë së tyre në New York, kurse ne nuk na lejohet ndertimi i shtëpisë tonë në Malësi.

Mund të ndodhë qe disa pjestarë të komunitetit tonë të përkrahin financiarisht dhe moralisht ndërtimin e kësaj shtëpie. Mirëpo jemi të bindur se këta “shqiptar” për të gjitha mëndojnë por jo për Malësi. Këtë e bëjnë vetëm për përfitime personale që mundë t’i realizojnë nga qeveria malazeze.

Prandaj, duke marrë për bazë trajtimin e kësaj popullate si qytetar të rendit të dytë nga qeveria malazeze, si dhe diskriminimin e Malësisë në shumë lëmi të jetës, deri edhe me burgosje dhe dënime pa fakte sic ishte rasti famëkeq “Fluturimi i Shqiponjes”, shfrytezojmë rastin që me plotë të drejtë të ftojmë Diasporën tonë që mos ta përkrahi ndërtimin e shtëpise malazeze në New York.

Ajo nuk ka të bëjë me interesat tona, as qytetare dhe as kombëtare.
Kjo është shtëpi e TYRE, ATA edhe ta ndërtojnë.

Shoqata “Malësia e Madhe” (Michigan) , Levizja “Atdheu na Bashkon”, Fondi Humanitar “Malësia” (New York), Shoqata “Dedë Gjo’ Luli” (New York)

Kryetari për Këshillin e Komunës se Plotë të Malësisë Gjergj Ivezaj

KOMENTOJE