Shqipëri-Kosovë, përfaqësim i përbashkët konsullor

Në mbledhjen e përjavshme, Qeveria e Republikës së Shqipërisë, miratoi të enjten marrëveshjen me qeverinë e Republikës së Kosovës për përfaqësim të përbashkët konsullor.

“Kjo do të thotë jo vetëm shkurtim i shpenzimeve për të dyja qeveritë, por është edhe një simbolikë e veprimit të përbashkët i dy shteteve në fushën diplomatike”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, raporton TCH.

Megjithatë, Kryeministri Berisha kërkoi që të nisë puna edhe për unifikimin e praktikave të tjera në fusha të ndryshme për të lehtësuar qytetarët e të dy vendeve nga burokracitë.

“Në të dy vendet duhet të jetë e njëjta praktikë, sepse absolutisht ky është interesi më i mirë i të dy vendeve. Shqiptarët duhet ta shndërrojnë praninë e dy qeverive dhe administrative në dy oportunitete dhe mundësi më të mëdha dhe jo në pengesa dhe burokraci më të mëdha. Shqiptarët duhet ta ndiejnë veten njësoj, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë”. /Telegrafi/

KOMENTOJE