Malazezët përkujtojnë Gaddafin

Në të përditshmen malaziase “Vijesti”, është botuar një përkujtim për ish-liderin libian, Muammar al-Gaddafi.

Derisa libianët organizonin turne për familjet dhe individët që të shohin trupin a pajetë të Gaddafit në qendrën tregtare të Misratit, në Mal të Zi janë përshëndetur përmes ditores “Vijesti” me “mbretin e mbretërve”.
Në nekrologun e dërguar në gazetë, e të nënshkruar nga katër vetë, thuhet: “Përshëndetja e fundit për kolonelin”. Ndërsa, në vazhdim: “Në zemrat tona gjithmonë do të mbetesh vëlla-lider dhe mbret i mbretërve. Le të prehet shpirti yt në mbretërinë qiellore, ndërsa emri yt le të jehojë në korridoret e ardhmërisë”.
Kjo shpallje është shfaqur në të gjitha mediat botërore, ndërsa është nënshkruar nga “Personali i lokalit ‘Del Boy’”
Përkujtime të ngjashme pati edhe në mediet serbe. /Malesia.Org/

KOMENTOJE