Qeverisja lokale e KU Tuz ra dakord me draft lokacionin për tregun e Tuzit. Kryetari Nikollë Gegaj sqaron se është planifikuar një sipërfaqe prej 2,29 hektarë për tregun e ri i cili do të ketë edhe parkingun e vet, shkruan gazeta Dan.
Këshilltari i Listës për Tuz, Muhamed Gjokaj tha se tregu i ardhshëm do të ndërtohet në tokën e konfiskuar e cila i përkiste familjes Palaj. Ai sqaroi se familja Palaj posedon të gjitha letrat që tregon se toka është e tyre. Procesi gjyqësorë për kthimin e kësaj tokë familjes Palaj, është duke shkuar në drejtim të Strasburgut, tha Gjokaj.
Tregu i Tuzit gjendet vetëm 100-200 metra nga qendra e Tuzit, dhe vetëm disa dhjetëra metra nga Shtëpia e Shëndetit dhe Shkolla Fillore. Mbeturinat e këtij tregu ditë për ditë ndotin ambientin përreth e sidomos oborrin e shkollës dhe shtëpisë së shëndetit. Tregu gjendet përbadhë njërës ndër rrugët kryesore të Tuzit e cila shpesh herë është pothuaj e pakalueshme nga rrëmuja që krijon ky treg. /Malesia.Org/