Shënimi i tetë vjetorit nga Lumturimi i Nënë Terezës

Me rastin e tetë vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës me datën 19. 10. 2011 në ambientet e Qëndres Informativo Kulturore “Malësia”, Shoqata Kulturo-Artisktike “Ded Gjon Luli” organizoi një mbrëmje kushtuar Nënë Terezës. Si edhe vite më parë, kjo Shoqatë u mundua që në mënyrë sa më të bukur dhe madhështore ti kushtoj një natë Nënë Terezës. Të pranishëm në këtë manifestim perveç shumë banorëve të Malësisë ishin edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi Shkelqësia e tij z. Tonin Beci, Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Nacionale z. Ferhat Dinosha, kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Nikollë Gegaj, Azgan Haklaj kryetar i Unionit Artistik Shqiptarë dhe shumë të tjerë.

Ky manifestim filloj me shfaqjen e disa filmimeve të disa viteve më parë, ku aktore kryesore ishte e ndjera Barbana Dushaj e cila në mënyrën e saj unike, për shumë vite me rallë luajti rolin e Nënë Terezës. Në shënjë respekti për këtë humbje kaq të madhe të gjithë të pranishmit bënë një minut heshtje.
Ishte një mbrëmje mjaft emocionuese, por sikur të mos mjaftonte kjo, në skenë u shfaq i madhi Mirush Kabashi, i cili nuk nguroj ti shfaqte emocionet që kishte perjetuar gjatë atyre minutave që po ndjekte Barbanën dhe për këtë arsye i dedikoj një recitim të titulluar “Amë e Bijë” nga vargjet e Pater Vinçenc Prënushit. Për përformancën nuk kemi çfar të themi, se të gjithë jemi të vetëdishëm çfar është në gjëndje të bëjë Mirush Kabashi, por mund të themi se gjatë këtyre minutave që po recitonte këto vargje një pjesë e madhe e të pranishmëve në sallë ishin të emocionuar dhe të përlotur, jo vetem me vargjet e Pater Vinçenit dhe me përformancës e Mirushi Kabashit, por edhe se shumë kujtonin Barbanën, që i mungonte shumë asaj skene.
Me të vertet se mbas gjithë atyre momenteve aq prekse, nuk kishte si të ndodhte më bukur sesa të dilte në skene një ndër personalitetet më të mëdhënj të muzikes Shqiptare, Kastriot Tusha, ku me zërin dhe kënget e tij, i dha natës një rëndësi edhe më të madhe.
Mund të themi se Mirush Kabashi kishte rolin kryesorë në gjithë këtë mbrëmje, për arsye se mori edhe duartrokitjet më të mëdha, e sidomos kur recitoj vargjet e Çajupit “Amaneti i Skendërbeut”.

Pjesmarrës të tjerë në program ishin edhe këngëtari Sulejman Beqaj, si dhe anëtari i Shoqatës “Ded Gjon Luli” Llesh Dushaj.
Në fund organizatorët e kësaj mbrëmje falendëruan të gjithë të pranishmit, e në veçanti Mirush Kabashin, Kastriot Tushën, Azgan Haklaj, Ministrin e të drejtave të njeriut dhe pakicave nacionale dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë për kontributin e tyre dhe i lanë fjalën e fundit Mirush Kabashit, i cili në mënyrën e tij unike recitoj disa vargje nga lutjet e Nënë Terezës. Me siguri që për Nënë Terezën duhet të gjithë të bëjmë më shumë, por Shoqata “Ded Gjon Luli” është munduar të bëjë më të mirën për këtë datë të shënuar, por edhe Nënë Terezja tha njëherë që “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

D.Sinishtaj

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO 1VIDEO 2VIDEO 3