Eksploziv në shkollën e mesme në Tuz?

Tuz, Malësi -Dje rreth orës 9:30, gjatë pushimit në mes të orës së dytë dhe tretë në tualetin e shkollës së mesme “25 Maj”, në katin e parë, ka shpërthye një eksploziv i fuqishëm nga i cili janë thyer dritaret e tualetit dhe ka shkaktuara dëme të vogla materiale, shkruan Dan.
Nga shpërthimi i fuqishëm, një pjesë e nxënësve janë larguar nga objekti i shkollës dhe kanë pritur në oborrin e shkollës, derisa policia të vërtetoj gjendjen.
Nxënësit të cilët u pyetën nga gazetarët, deklaruan se nuk është fjala për kapsolla plasëse (petarda – shashka) siç deklaruan disa punonjës të shkollës por është fjala për ndonjë mjet tjetër eksplozivi siç është dinamiti, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm dhe se nga ai shpërthim u thyen të gjitha dritaret e tualetit.
Punonjësit e shkollës refuzuan të japin ndonjë sqarim gazetarëve me arsyetim se nuk është kompetencë e tyre por e drejtorit të shkollës Semir Ljaljevic i cili rreth orës 14 nuk ishte në zyrën e tij dhe që as lajmërohej në thirrjet e telefonit.
Sipas gazetës Dan, gazetarët nuk u lejuan të fotografojnë vendin ku ndodhi shpërthimi, që sipas tyre shton dyshime se është fjala për ndonjë kapsollë plasëse siç janë ato të cilat përdoren në festat e fundvitit. /Malesia.Org/

KOMENTOJE