Sekretari i Komunës Urbane të Tuzit nuk e din gjuhën shqipe – Dresheviq, Tuzi nuk është Malësi

Opozita në Malësi akuzoi administratën e komunës urbane të Tuzit se me qellim po i favorizon ardhacakët dhe se janë përgjegjës për thellimin e ndarjeve fetare dhe nacionale, shkruan e përditshmja Dan.
Këshilltari i Lidhjes Demokratike, Nikollë Camaj tha se Partia Boshnjake po favorizohet shumë.
“Partia Boshnjake po kushtëzon pushtetin lokal. Së pari nisen me vendosjen e flamurit boshnjak në Kuvendin e Komunës urbane, pastaj na sollën sekretarin, person i cili nuk e flet gjuhën shqipe. Boshnjakët kanë mëndim krejtësisht ndryshe për organizimin e referendumit për fitimin e Komunës së plotë dhe emërtimit të sajë. Kësaj popullatë i pengon emri Malësia. Kjo është Malësia dhe këta zotërinj nga do që kanë ardhur, duhet ta dinë se kanë ardhur në Malësi“ tha Camaj. Ai shtoi se sot Tuzi dhe krejt Malësia janë në rrezik të boshnjakëzimit, ashtu siç u bë me Plavën e Gucinë. Administrata e KU Tuz është e gatshme ti pranoj të gjitha kushtëzimet vetëm që atyre mos të ju rrezikohen pozitat, shtoi Camaj.

Këshilltari i Iniciativës Qytetare, Smajl Çunmulaj akuzoi Unionin Demokratik të Shqiptarëve (Ferhat Dinosha) të cilët vetën e mbajnë patriot shqiptarë, kurse në koalicion janë me partin Boshnjake e cila e kundërshton Komunën e plotë për Malësinë.
Çunmulaj gjithashtu theksoi se nuk është hera e parë që nga kryesia e Partisë Boshnjake vijnë mesazhe se atyre ju pengon emri Malësi, se nuk mund të pajtohen se Tuzi është qendra e Malësisë. “Ata do të donin që Tuzi të shkëputet nga Malësia” – tha Çunmulaj.

Kryetari i KU Tuz, Nikollë Gegaj kishte thënë se boshnjakëve nuk do të ju merret e drejta e konkurrimit për vend pune, nëse ata i përmbushin kushtet dhe i posedojnë kualitetet e domosdoshme.

Dresheviq, Tuzi nuk është Malësi

Këshilltari i Partisë Boshnjake, Nexhad Dresheviq thotë se “vëllazëria e tij është më e vjetër se çdo vëllazëri tjetër në Tuz. Nuk më pengon emri Malësi por më pengon kur emri Malësi i mbështet edhe Tuzit, duke qenë se ato vetëm kufizohen me njëra tjetrën. Malësia është pjesë e Komunës Urbane, por Tuzi nuk është Malësi” – tha Dresheviq. /Malesia.Org/

KOMENTOJE