Ligji është ligj për të gjithë. Një police e shtetit të Floridas në detyrë e ka ndjekur me patrullën e saj për disa kilometra për tejkalim shpejtësie një polic tjetër të qytetit të Majamit (Miami, qytet i Floridas).
Kur ndalojnë të dyja makinat, policja e nxjerr kolegun nga vetura me duart lart dhe ia vë prangat duke e arrestuar dhe duke i shkruar një tiketë dënimi për shpejtësi të tejkaluar (120 milja) dhe rrezikim të komunikacionit.
Polici i arrestuar kërkon falje dhe kërkon që mos ti vihen prangat, pasi nuk është e nevojshme por policja e trajton sikur çdo individ tjetër. Polici i arrestuar arsyetohet se ishte në ngutje pasi ishte vonë në një takim, mbas orarit të punës, por policja këtë nuk e merr në konsideratë.