Sinishtaj – Ndoshta bojkoti parlamentit më mirë

Pak kohë më parë, deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj kishte deklaruar se “në qoftë se Malësia nuk e fiton statusin e Komunës së plotë, atëherë seriozisht do të mendoj për dorëheqjen time nga vendi i deputetit në Kuvendin malazias”.

Parlamenti i Malit të Zi ditë më parë miratoi Ligjin për organizim territorial të Malit të Zi, ku me votat e koalicionit në pushtet hodhi poshtë disa amendamente, ndër këto edhe amandamentin e partive shqiptare, që kishin të bëjnë me formimin e komunave të reja.

“Deputetët shqiptarë mund të bojkotojnë parlamentin, pas vendimit të Kuvendit për refuzimin e ndryshimeve të Ligjit për organizim territorial ku parashihej formimi i komunave të reja në Mal të Zi’’, deklaroi Sinishtaj pas vendimit të mbrëmshëm të parlamentit të Malit të Zi, shkruan Vijesti.

Sinishtaj konsideron se pas vendimit të parlamentit të Mal të Zi shqiptaret duhet të pozicionohen ndryshe.

“Ndoshta ne duhet të bojkotojnë parlamentin dhe të të marrim pjesë vetem në ato mbledhje kur në rendin e ditës janë tema që mund të jetë me interes për ne si raporti i Fondit për Pakica, Ligji për veprimtaritë komunale dhe ujësjellësi regjional për bregdetin,” tha Sinishtaj. /Ulqini-Online/

KOMENTOJE