URIME PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

MALESIA.ORG

Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e fesë islame gëzuar festen e Kurban Bajramit. Shëndeti, gëzimi, mirëkuptimi dhe toleranca mbizotërofshin në familjet tuaja.

____________________________

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi uron besimtarët e fesë Islame me dëshirat ma të mira për shëndet, gëzim e harmoni në familjet e të gjithë shqiptarëve.
Gëzuar Kurban Bajramin me dëshirën që kjo Festë e sakrificës materiale e shpirtërore dhe e solidaritetit reciprok mes njerëzve, të gjithë shqiptarët ti gjejë sa më unik e të bashkuar, si domosdoshmëri gjithnjë aktuale për ne shqiptarët, sepse vetëm ashtu mund të kontribojmë për shoqërinë e për kombin.
E bëftë Zoti që Festa e Kurban Bajramit të stolisë familjet tona me sa më shumë gëzim, dashuri, mirëkuptim e solidaritet të ndërsjellë .