SË BASHKU TA NDIHMOJMË MALËSINË

Lajmërojmë komunitetin Shqiptar të Detroitit me rrethe se shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” me datën 13- Nëntor- 2011, ditë e diel, në ora 6:30 të mbrëmjes në sallën “Gjergj Kastrioti” pranë Kishës së “Shën Palit” në qytetin Rochester Hills do të shtrojë një darkë, tash tradicionale për të grumbullue mjete financiare për ndihma të Malësisë. Darka e paguar nga donatoret do të shtrohet me ushqime dhe pije alkoholike, kurse për argëtim, do të kujdesen këngatarët tanë me muzikë burimore shqiptare.

Kjo shoqatë, mision të vetë ka: të ndihmojë dhe të ndikojë në përmirësimin dhe avancimin, politik dhe kombëtar në Malësi. Te ndihmojë të sëmurit, si dhe raste tjera në nevojë.

Me kontributin tuaj gjeneroz, për keto vite të funksionimit, shoqata jonë ka ndihmue Malësinë dhe me gjërë, me afro $500,000.00.

Të dashur bashkatdhetar,
Ju kujtojmë se vitin e kaluar shoqata jonë misionin e vetë e patë ngre në një shkallë më të lartë. Synuem të nxjerrim një familje malësore nga një situatë të rëndë të shkaktuar jo vetëm nga varfëria, por të shumëfishuar nga diskriminimi, burgosjet dhe torturat e pushtetit malazez që në mënyrë cnjerëzore trajtoi këta dhe disa të tjerë me rastin famëkeq “Fluturimi I Shqiponjës.”

Kemi kënaqsi t’iu njoftojmë se familja Berishaj tash disa muaj jeton në shtëpi të re që kushtoj $ 60.000.00. Gjatë këtijë viti na u paraqiten edhe disa kërkesa tjera, dhe për këtë arsye një pjesë të këtyre shpenzimeve ende nuk i kemi mbulue.

Prandaj, apelojmë te të gjithë Ju njerëzit bëmirës, dhe Ju kërkojmë ndihmë, që së bashku të vazhdojmë të ndihmojmë Malësinë dhe njerëzit e sajë në nevojë.

Vllezer dhe motra shqiptar,
Ju ftojmë, ju mirëpresim dhe shprehësojmë që këtë natë të shifemi.

Për shoqatën atdhetare “Malësia e Madhe”
Gjergj Ivezaj

KOMENTOJE


Kjo eshte shtepia e familjes Berishaj, qe shoqata “Malesia e Madhe” ia ndertoj.