Kur i’u dorëzua Malit të Zi (nëntor 1880), Ulqini me rrethinë kishte rreth 7000 banorë. Pjesa dërrmuese e popullsisë ishte e fesë islame, disa familje katolike, disa familje rome dhe disa familje zezake. Ulqini ishte tërësisht qytet shqiptar dhe të gjithë udhëpërshkruesit e vjetër thonin se atje flitej gjuha shqipe, shkruan në librin e tij ‘’Ulqini dhe politikat e Malit të Zi 1881 – 1912’’ mr. Riza Rexha.
Sipas të dhënave, Ulqini (qyteti) në nëntor të vitit 1880, kishte 400 shtëpi me 2800 frymë muhamedanë dhe katolikë – të gjithë shqiptarë.
Nga vizita që bëri princ Nikolla në Ulqin, në gusht të vitit 1881, thekson: ‘’Kur kalova Mozhurrin duke ardhur nga Tivari, u takova me një popull tjetër si për nga gjuha ashtu edhe për nga feja. Tërë qyteti dhe rrethina ishte e banuar me shqiptarë të fesë islame dhe katolike. Banorët e Ulqinit me rrethinë, në tërë hapsirën nuk flisnin ndryshe vetëm shqip’’.
Në vitin 2011 (130 vite më vonë) sipas të dhënave zyrtare në qytetin e Ulqinit gjithsej ka 19921 banorë ku prej tyre janë:
14076 shqiptarë apo 70,66%
2478 malazezë, 12,44%
1145 serbë, 5,75%
449 boshnjakë, 2,25%
770 muslimanë, 3,87%
etj
/Ulqini Online/