BEQIR SINA, New York
“Festivali Shqiptar” : burim i pashtershem i këngëve dhe valleve nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare vendi ku kumbonë fuqishëm dashuria e malli për atdhe, lartësohen e shkëlqenë krenaria kombëtare
Lehman College, Bronx, NY : Për herë të 21-të, në komunitetin më të vjetër shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, në New York, u zhvillua mbrëmë Fesitivali i XXI-të Shqiptar. Festivali u zhvillua në kampusin e kolegjit Lehman College, në Bronx,i organizuar nga Qendra Kluturore ” “Nëna Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Festivali u ndoqë nga më shumë se 3500 shikues. Në festival morën pjesë më shumë se 200 këngëtar, vallëtar dhe muzikanë.
Festivali Shqiptarë ndjek historinë e festivaleve të mëparëshme në New York, prej kur ato kanë zanafillën e tyre, të organizuar nga kjo kishë katolike shqiptare. Festivali Shqiptar do të paraqesë në të gjitha format e saj muzikën burimore shqiptare nga të gjitha trevat, prej nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Arbëreshët e Italisë, dhe grupet të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara, të cilët luajnë muzikën tradicionale popullore shqiptare dhe kërcejnë valle të gjithë krahinave të Shqipërisë.
Shumica e pjesmarrësve janë të rinjë e të reja janë këngëtarë, vallëtarë, instrumentistë e muzikanë që përfaqësojnë natyrën e pasur dhe të larmishme e folklorit shqiptar, prej nga kan emigruar në Amerikë. Përveç këtyre Festivali Shqiptar në New York, për çdo vjet paraqet kostume dhe këngë të reja tradicionale të trevave të Shqipërisë dhe Kosovës dhe viseve shqiptare në Ballkan. Dhe mbledh së bashku grupe dhe ansamble si dhe klube, e shoqëri kulturore jo vetëm nga New Yorku, por edhe nga shtete të tjera ku jetojnë shqiptarët, Detroiti, Bostoni, Kenektiket, New Jersey, Florida, Pensillvenia, Teksasi, Arizona, Washingtoni, Karolina e Veriut, dhe shtete të tjera.
Në këtë festival marrin pjesë për çdo vjet këngëtarë të njohur shqiptarë, muzikan dhe instrumentistë, skenograf, koreograf, artistë. dhe personalitete të njohura shqiptare të artit dhe kulturës sonë kombëtare, që kanë bërë emër në Shqipëri, Kosovë dhe arenën ndërkombëtare.
Festivali zgjatë disa orë dhe sjellë të gjallë një larmi ngjyrash të kostumeve folklorike, të cilat janë pasqyrë e kulturës shqiptare në diasporë, për një audiencë prej mbi tre mijë njerëz. Festivali shihet si “apelë” për të gjithë shqiptarët, pavarësisht të qytetit, krahniës apo trevës ose të origjinës së tyre, të cilët janë krenarë për trashëgiminë e tyre Shqiptare dhe zakonet, traditat dhe kulturën tonë . Qëllimi i Festivalit Shqiptarë është që edhe në të ardhmen ky festival të ndihmojë komunitetin tonë, për të ruajtur kulturën shqiptare në diasporë.
E Shtunë, 12 nëntor, 2011 ora shtatë e mbrëmjes qëndra kulturore e kolegjit Lehman College, në Bedford Park Boulevard, Bronx, New York.
Mbrëmë mbi 3.500 anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan u mblodhën për të parë Festivalin e 21-të Shqipëtar, një festë e të gjithë ngjyrave të muzikës, këngës e valles shqiptare në diasporë. Kjo ka qënë ngjarja më e madhe kulturore artistike, e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara, dhe mbahet çdo vit, në javën e dytë të muajit nëntorë
Festivali vjetor Shqiptar ishte edhe kësaj nate një festë e kulturës shqiptare, e cila ka përfshirë edhe veshje tradicionale shqiptare, si xhubleta dhe fustanella, instrumente muzikore unike të tilla si Qifteli, Dajre, Daulle, dhe Lahutë. Ky festival edhe kësaj rradhe kaë qënë një mundësi e rrallë për të dëgjuar dhe parë një shumëllojshmëri kaq të madhe të kostumeve popullore të të gjithë krahinave muzikës shqiptare dhe valles shqiptare.
Festival është i sponsorizuar nga Qëndra Kulturore Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.
Organizatori Dom Pjetër Popaj, Drejtor i Qendrës Nëna Terese, Mark K. Shkreli, Drejtor i Festivalit, Ismer Mjeku, Drejtor Organizativ Fran Çotaj, Drejtor Artisitk, Agim Kola, Drejtor i Skenës, Ludvig Çotaj, Skenografia, FRan Shala, Nik Gjokaj, Fran Pllumaj, Gjeka Shala dhe Lisa Junçaj, Korrdinator i Mediave Simon Vukel, Regjizor i filmit Astrit Tota, Koordinatore të reklamave Lule Gjokaj, Age Ivezaj, dhe Margarita Kocovic.
Këshilli Drejtues i Festivalit:
Ismer Mjeku (Drejtor), Fran Çotaj, Ludvig Çotaj, Mark Shkreli dhe Simon Vukel. Anëtarë të Komisionit të Festivalit, Angelina Nika, Anton Dedvukaj, Elsa Lulaj, Gjon Çota, Lekë Lulaj, Lekë Përlleshi, Leonard Berishaj, Mark Berishaj, Nick Shkreli, Palok Rudaj, Prena Berisha, Sokol Smalaj dhe Vasel Smalaj.
Shumica e pjesmarrësve shqiptaro-amerikanë të pranishëm janë emigrantë në Shtetet e Bashkuara , emigruar dekadat e fundit, dhe fëmijë që kan lindur këtu, por, që flasin mirë dhe bukur shqip, këndojnë shqip dhe vallëzojnë si shqiptarë, duke përcjell homazhe për vendilindjen e tyre .
Në festival morën pjesë të ftuar nderi, i përndershëmi Dom Pjetër Popaj, me të përnderëshmin Dom Viktor Dedaj, Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens, si dhe ardhur enkas nga Detroiti Dom Fran Kolaj famullitari i ri, në Kishën e Shën Palit në Rochester të Miçiganit, Kryetari i Vatrës dr Gjon Buçaj, presidentia e shoqatës së gruas “Motrat Qiriazi” dr Ana Kohen
Të pranishëm në Festivalin e 21-të Shqiptarë kanë qenë edhe përfaqësues të shtetit shqiptar, zv. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington diplomati Jetish Jashari, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork, diplomati Dritan Mishto, konsullja e Përgjithëshme e Kosovës në Nju Jork, diplomatia Arta Rama, personalitete publike të jetës amerikane dhe shqiptare në Nju Jork, biznesmen, afaristë, studentë si dhe prindër e fëmijë të komunitetit.
-Përshëndetja e festivalit nga Famullitari Dom Pjetër Popaj
Festivalin e drejtuan konferencieret Lidja Ukaj dhe Sokol Smalaj . Bekimi i festivalit dhe fjala hyrëse, u mbajtë nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare ‘ Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.
I cili – qysh në fillim të fjalës së tij meqense ky festival i kushtohej Kryengritjes së Malëcisë së Madhe tha se “pesë njëqind vjet të okupimit dhe luftës më 6 prill 1911 këta njerëz të udhëhequr nga trima luftëtar të atyre maleve kreshnike, kan ngritur flamurin e Kastriotit, për herë të parë në Deçiq. Fitorja e kësaj beteje ka në atë kohë pati rritur besimin e shqiptareve, që çuan deri në pavarësinë e Shqipërisë, në 28 nëntor 1912, për këtë ne i falënderojmë sot heronjtë tanë, dhe Zotin,për lirinë tonë” tha ai
Sonte në nder të tyre, vijojë Dom Pjetër Popaj ne festojmë së bashku, historinë tonë, trimërinë dhe traditën e bukur që mbahet e paprekur gjatë shekujve nga njerëzit tanë të guximshëm që dhan aq shumë në shekuj për të ruajtur identitetin tonë. Frymëzuar prej historisë tonë janë brezi e ri që megjithse janë të lindur këtu në SHBA, ata thonë se jemi krenar që jemi shqiptarë. Dhe sonte duke vallëzuar dhe kënduar ata do të tregojnë se sa ata e duan kulturën tonë kombëtare.
Me këtë rastë tha famullitari i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj, “Falënderojmë Komitetin Organizativ të këtij festivali, i cili, ka punuar aq shumë për të bërë këtë mbrëmje të veçantë për të gjithë ne.
Konferencierët Lidja Ukaj dhe Sokol Smalaj
ftuan në skenën e madhe të festivalit grupet dhe këngëtarët, që do të “ndezën” sallën nga duartroktijet e pa fundëme….. Përshëndeti festivalin edhe Gjovalin Luma drejtues i Sh.K.A.”Kelemedi” poet e rapsod nga Malësia e Madhe.
Festivali i 21 të Shqiptarë u hap me film të realizuar nga skenografi i njohur Astrit Tota, dhe më pasë me këngën dhe vallen Lulet e Festivalit, dhe Vallja e Shotës, me koreografin e Angjelina Nikës
Më tej festivali u ndoq nga një program i pasur :
SHOQËRIA KULTURORE KELMENDI:
-Lavdi të kjoftë Malësia e madhe,
montazh nga Toni Aliaj e Tina Veneski, këndon Luigj Tinaj e grupi i burrave
-Për herë të parë këndoj në festival, këndon Klaudia Hysaj
-Melodi me instrumenta të traditës, në çifteli Ejll Rexhaj, vëllezërit Rukaj
shoqërojnë instrumentistët e grupit nën drejtimin e instrumentistit
Kreshnik Smajlaj në bilbil
-Nuk po din me dalë pranvera, këndon Pëllumb Naçaj
-Valle me motive gjakovare, interpretojnë grupi i vajzave të Rozafatit,
koreografia Angjelina Nika
GRUPI I SHKOLLËS SHQIPE
-A vritet Pafajësia, muzika Edmond Zhulali, teksti Agim Doçi, këndojnë
Odeta Kurti, Silvana Martinaj, Eva Junçaj, shoqëron kompleksi i shkollës
-Moj e bukura More, këngë arbëreshe, këndojnë; Rina Mjeku,Teddy Çobo,
Silvana Martinaj, Erza Krasniqi shoqëruar nga kori i shkollës
-Xhamadani vija-vija, këndojnë; Djellza Qosaj, Dia Cavdarbasha,
Erza Krasniqi, Lorivert Çobo, Andon Lulaj, shoqëruar nga kori i shkollës
-Valle e Tiranës, koreografia nga Jurgen Gjoka, interpretojnë grupi i valleve
të shkollës
GRUPI BASHKIMI KOMBËTAR
-Një komb, një gjuhë, një flamur (montazh muziko-letrar). Shkruar e përgatitur nga Tom Gjergji. Në lahutë-Rustem Ulaj, në fyell-Sadik Gjokaj, interpretojnë Nik Çarku, Blerina Gjergji, Eduard Nurka, Agim Rugova, Gjergj Dedvukaj dhe grupi
-Moj komshia e lagjes vjetër, këngë humoristike, interpretojnë Liza Nikprelajdhe Tom Gjergji
-Vallja e tre brezave, koregrafia Fatmir Filaj, në daulle Haki Krasniqi
GRUPI I KOMUNITETIT HASAN PRISHTINA-WATERBURY
-Rreth Flamurit të Skënderbeut për Bashkim Kombëtar, interpretojnë grupi i valleve të, koregrafia Fatmir Filaj
The 21 th Albanian Festival
Më pasë presantuesit e festivalit Lidja Ukaj dhe Sokol Smalaj ftuan në skenë:
-Këngë për Mitrovicën, këndon Sebahete Berlajolli
-O bylbyl me pika-pika, këndon Ylli Sufaj
-Valle me motive të Tiranës, interpreton grupi i Rozafatit, koreografia Angjelina Nika
-Labëri moj Labëri, këndon Luljeta Pëllumbi
-Bukuria shqiptare, këndon Xhelal Gjurkaj
-Liridona, këndon Dea Elezaj
-Valle për piano e orkestër, në piano Nikollë Tinaj
-Valle me motive te Librazhdit interpreton Grupi Bashkimi Dance i Bostonit, koreografia Bashkim Braho
-Valle e vajzave të Tropojës, interpreton grupi i vajzave të Rozafatit, koreografia Angjelina Nika
-Si lule zambaku, këndon Dedë Logu
-Lule të buk’ra ka Tirana këndon Morena Reka
-Këngë për Dedë Gjo Lulin, këndon John Krasniqi
-Sa krenarë që jemi Shqiptarë, Valle me motive të Malësisë së Madhe, interpreton grupi Gjergj Kastrioti-Detroit, koreografia Joli Paparisto, teksti Gjovalin Lumaj
-SHKA MËRGIMI FONDI I PËRBASHKËT SHQIPTAR PATERSON
-Vallja e Rugovës, interpretojnë nxënësit e Fondit të Përbashkët Shqiptar, koreografia Filloreta Hoxha
-Këngë për Adem Jasharin, këndon Adem Kaliqi
-Shqiperi, o nëna ime”, interpretojnë Grupi Mërgimi, koreografia Atmi Shazimani
-Valle me motive Malesie, grupi i valleve të Rozafatit, koreografia Angjelina Nika
-Bishtalecat / Si t’kam dasht unë ty, këndon Vasil Marku
-A kanë ujë ato burime, këndon Arben Krasniqi
-Baladë për Çamëri, inskenim koreografik nga Donald Braho interpreton Grupi Bashkimi Dance i Bostonit
Në fund Juria e këtij festivali Kristofor Xhokaxhi, dirigjent, Nermin Daja-Zhabjaku, pianiste, Sulejman Borova, këngëtar, Shpresa Uli, koreografe, Diana Cena, aktore, Elmira Muja, gazetare, Lisa Junçaj, dizenjatore u mblodh për të ndarë çmimet e Festivalit Shqiptarë, duke thënë se e kan pasur shumë të vështirë për të përcaktuar fituesit. Kryetaria e jurisë Shpresa Uli, tha se ata e kan pasur shumë të vështrirë sepse ” të gjithë grupet, solistët dhe instrumentistë kanë qënë të mrekullueshem” tha ajo, dhe në pamundësi për të nderuar të gjithë :
Kështu që : me Çmimin kryesor të Festivalit – kupën e festivalit: u nderua Grupi/Ansambli më i mirë i Festivalit 21-të, Grupi “Bashkimi” nga Bostoni me drejtues koreografin e njohur Bashkim Braho, dhe me çmimin e dytë grupin e vallëtarve Rozafati të drejtuar nga koreografia Angelina Nika, ndërsa çmimi i tretë për Grupin e ri të vallëtarëve të Shkollës Shqipe – Bronks, Solisti më i mirë i Festivalit 21 këngëtaria Luljeta Pëllumbi. Çmimi solisti i ri dhe më i mirë Adem Kaliqi dhe vallëtari më i mirë Mark Camaj.
Festivalin e 21-të Shqiptarë e shoqëroi orkestra profesjoniste ” ALBA” me drejtues artistik Edmond Xhani dhe anëtarët e grupit të tij
Muzikani i njohur Edmond Xhani , i tha gazetës tonë se do të veçonte nga kjo natë festive e muzikës shqiptare në New York, Dea Elezaj (kenga “Liridona”) një këngëtare, sipas tij e vogël por që premton shumë për të ardhmen. Interpretimi i saj ishte i saktë ku binte në sy sidomos vokali i ëmbël i saj si dhe shqiptimi mjaft i mirë i fjalëve të këngës.
Xhani më tej përmendi edhe Nikollë Tinaj (“Valle për Piano e Orkestër”) përpunuar nga vetë ai. Tinaj tha muzikani i njohur Ed Xhani, interpretoi mjaft bukur në piano. Duke patur parasysh se ku djalë i vogël ka vetëm 4-5 muaj që studion në piano nën kujdesin tim personal, ai vlen për tu përmendur talenti i tij si dhe dalja ne skenën e madhe të festivalit me dinjitet dhe me kulturë skenike të admirueshme.
Ndërsa për t’u veçuar tha ai është edhe e riu Adem Kaliqi, i cili fitoi edhe çmim si interpretuesi më i ri mbasi shquhej për zërin e tij kumbues dhe me dritë duke sjellë në skenë një këngë trimërie kushtuar heroit Adem Jashari.
Në pyetjen tonë se “Nga te rriturit kë do të veçonte muzikani i njohur shqiptar Edmond Xhani ? ai tha se do te veçoja:
Luljeta Pëllumbi, tashmë një emër i njohur e i respektuar në komunitetin tonë për interpertime të trevave të ndryshme shqiptare, ku shquhet sidomos për krahinën e jugut. Jo me kot juria e vlerësoi me çmim këtë këngëtare.
Edhe John Krasniqi. në interpretimin e tij, edhe një herë ra në sy vokali i fuqishëm dhe i pastër i tij.
Kënga për Ded Gjo’ Lulin u këndua mjaft mirë dhe në mënyrë melodioze duke ruajtur të pastër kakakterin popullor të kësaj këngë të njohur.
Vasil Marku tregoi seriozitetin dhe përkushtimin e tij profesional në interpretimin e bukur të dy këngëve popullore shkodrane. Vokal i pastër e i ngrohtë.
Këngëtarja e njohur nga Kosova Sebahate Berlajolli – Sebi, solli me dinjitet një këngë të re të kompozuar nga unë me titull” Mitrovica”. Kjo këngë i kushtohet këtij qyteti kur dihet tashmë se ky qytet po kalon disa momente të vështira. Me zërin e saj, ajo tregoi se mbetet një këngëtare e respektuar nga publiku ynë.
Gjithashtu shumë mirë kënduan edhe Morena Reka, Lap Logu, Xhelal Gjurkaj, të cilët u pritën mjaft mirë nga publiku i zjarrtë shqiptarë. Vlen për t’u përmendur dalja në skenë e këngëtarit Fran Vulaj i cili në bashkëpunim të plotë me orkestrën “Alba” solli në skenë freski me këngën e tij më të re “Dasma e madhe”.
Me dalejn në skenë të gjitha grupeve, këngëtarve dhe instrumentistëve u shënua mbyllja e Festivalit 21, e cili ja lë rradhën një festavali tjetër madhështor i cili do t’i kushtohet aktiviteteve të shumta në komunitet me rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.