Aksident – Humb jetën këmbësorja Hanë Lekoçaj (60)

Tuz, Malësi (15 Nëntor) – Hanë Lekoçaj (60 vjeçare) humbi jetën kurse kushërira e saj Tereze Lekoçaj (50 vjeçare) plagoset rëndë në aksident i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 18:30 në rrugën Tuz – Mataguzh në fshatin Vllanë.

Aksidenti ndodhi kur Mlladen Radoviq (22 vjeçar) nga Mataguzhi, duke drejtuar automjetin e markës Golf 4 (PG-DG-289) nga drejtimi i Tuzit, i përplasi Hanën dhe Terezën të cilat së bashku me Anën Lekoçaj ishin duke ecur për në shtëpi.

Hanë Lekoçaj mbeti e vdekur në vend kurse Terezja në gjendje të rëndë u transportua në spitalin e Podgoricës, kurse Ana për fat të mirë i kishte shpëtuar përplasjes.

Tereze Lekoçaj pësoj lëndime të rënda por është jashtë rrezikut për jetën, raporton Vijesti.

Drejtuesi i automjetit Radoviq është arrestuar nga policia dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor deri në përfundimin e procedurave hetimore.

Shprehim ngushëllime familjes Lekoçaj për këtë tragjedi të rëndë. /Malesia.Org/

KOMENTOJE