Shqipëria i do armët e Skënderbeut

Në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, qeveria shqiptare synon të sjellë nga Austria armët autentike të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Deklaratën e bëri zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Edmon Haxhinasto gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë, me Sekretarin e Shtetit në ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Wolfgang Waldner.

Haxhinasto tha se, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë do të shihet mundësia për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut.

Waldner u përgjigj: “Më lejoni t’ju siguroj se do ta diskutojmë me personat përgjegjës dhe do t’ju kthejmë përgjigje sa më parë”.

Armët e përdorura nga heroi ynë Kombëtar ndodhen në muzeun e Vjenës në Austri. /Bota Sot/

KOMENTOJE