Me daten 09 nëntor në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë për të 14 herë me rrallë është hapur Panairi i Librit “Tirana 2011” i cili qëndroj i hapur deri me dat 13 po të këti muaji.
Në këtë edicion moren pjesë rreth 90 ekspozues, kryesisht subjekte botuese nga trevat e ndryshme shqiptare, por edhe disa Universitete dhe shtëpi botuese të huaja, që për pesë ditë do t’i prezantojnë lexuesve titujt e rinj dhe botimet e viteve të kaluara.
Përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese, u zhvilluan rreth 40 promovime autorësh e librash të rinj. Në këtë eveniment janë promovuar rreth 500 tituj të rinj, botuar që nga fillimi i këtij viti të autorëve shqiptarë e të huaj, përkthime, studime, romane, libra me kujtime dhe autobiografi, të cilat kanë ngjallur kërshërinë e lexuesit. Gjithashtu librat kanë pasur ulje të çmimit të tyre nga 20%-50% .
Një ndër të ftuarit e këtij edicioni ishte poeti italian, njëkohësisht gazetar në Corriere della Sera, Sebastiano Grasso, i cili vjen për herë të parë, i përkthyer për lexuesit shqiptarë nga shtëpia botuese “EUGEN”.
Edhe këtë vit nuk munguan në Panairin e Librit botuesit nga Kosova, të cilët shënojnë në këtë edicion numrin më të madh të pjesëmarrjes, 14 shtëpi botuese ndër to “Zëri”, “Rilindja”, “Konica”, “Koha” etj. Tituj të rinj botimesh u prezantuan edhe nga Maqedonia, Instituti Italian i Kulturës dhe rrjeti i botuesve dhe përkthyesve “Traducci”.
Në ditën e 4 të këti evenimenti u ndan edhe disa çmime të rëndësishme. Juria e ngjarjes më të madhe mbarëkombëtare kulturore shqiptare ka shpallur kështu fituesit e këtij viti.
1. Libri i vitit për fëmijë: Revista Grupsat e Shtëpisë Botuese Albas, me motivacionin: “Për vlerat edukative, enciklopedike, estetike dhe argëtuese në formimin e shijeve te lexuesi i vogël.”
2. Çmimi i veçantë i jurisë: zotit Muhamet Ademi për: “Lirika e fijes së barit” me motivacionin: “Për personalitetin kompleks të një poeti të panjohur që na sjell vlerat e një letërsie e cila mbijetoi edhe pa lexues”
3. Përkthyesi i vitit : zoti Shpëtim Çuçka për përkthimin e “Historia e bukurisë” e Umberto Ecos me motivacionin: “Për vlerat e sjelljes në shqip me cilësi e thellësi të njërës prej veprave të rëndësishme të letrave bashkëkohore botërore”
4. Autori i vitit: zonja Helena Kadare për ” Kohë e pamjaftueshme” me motivacionin: ”Për elegancë në shkrim dhe emocionet e thella që e kapërcejnë objektin e rrëfimit. Jo një jetë e rrëfyer, por rrëfimi i Jetës.”.
Rëndësin e këti Panairi e treguan shtëpitë botuese, intelektualët, qytetarët e shumët që morën pjesë si dhe krerët më të lartë të shteti Shqiptarë, Bamir Topi, Sali Berisha etj. nga Kosova kryetari i Kuvëndit Jakup Krasniqi, si dhe shumë ministra, deputet nga të gjitha vëndet shqip-folëse. Panairi “Tirana 2011”, që mbërriti në edicionin e tij të 14-të, konsiderohet të jetë ngjarja më e madhe kulturore e librit që zhvillohet prej 13 vjetësh nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Për herë të parë ky panair u hap në vitin 1998 dhe që nga ajo kohë ai është mbajtur çdo vit në Tiranë. /Malesia.Org/