Shqipëria mbron Kosovën – s'ka takim

Për shkak të Kosovës është anuluar takimi i Asamblesë së 38 Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).

Kundërshtimi i Serbisë që Kosova të marrë pjesë me mbishkrimin Republika e Kosovës dhe insistimi i Shqipërisë që të ndodhë kështu ka bërë që për herë të parë në histori të ndodhë shtyrja e këtij takimi. Ai ishte paraparë të mbahej në Tiranë sot e nesër dhe sipas shefit të delegacionit serb, Aleksandar Vlahovic vetëm Shqipëria ka votuar për, një votë ka qenë abstenim dhe të gjitha shtetet e tjera kanë votuar kundër pjesëmarrjes së Kosovës.

12 shtete janë pjesë e kësaj organizate: Shqipëria, Armenia, Azerbejxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Serbia. Aktualisht Asambleja udhëhiqet nga kryeparlamentarja shqiptare, Jozefina Topalli.
Kjo është hera e parë që një seancë e PABSEC të dështojë. /indeksonline/

KOMENTOJE