URIME 28 NËNTORIN – DITËN E FLAMURIT

Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre etnike dhe diasporë.

28 Nëntori i vitit 1912, është Dita e shpalljes së Pavarësisë e të gjitha trojeve etnike shqiptare të cilën më vonë e përgjysmuan. Edhe pse Shqipëria më vonë u copëtua, kjo është dita më e rëndësishme në historinë e kombit tonë.

Për nderë të festes së madhe “28 Nëntorit”, portali MALESIA.ORG në bashkëpunim me “Caffeteria Martini” në Tuz, ju fton të Hënën (28 Nëntor) në lokalin e Caffeteris Martini të pini nga një gotë (pse jo edhe më shumë) Konjak Skënderbeu, falas (gratis). Jeni të mirëseardhur gjatë krejt ditës së hënë.
Pritshi mirë!

Stafi MALESIA.ORG

KOMENTOJE


Furra Tahiri