Mehmet Zenka në vend të Ferhat Dinoshës në krye të UDSH-së

Në Mbledhjen e Këshillit drejtues të Unionit Demokratik të Shqiptarëve sot për ushtrues detyre të kryetarit të UDSHsë-deri në kuvendin zgjedhor i cili parashikohet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, njëzëri u zgjodh Mehmet Zenka. Z.Zenka deri tani ka mbuluar postin e nënkryetarit të partisë në fjalë dhe është deputet në Parlamentin Republikan.

“Për shkak të angazhimit tim në diplomaci sot kam dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve“, deklaroi pas përfundimit të mbledhjes Ferhat Dinosha, lideri i deri tashëm i UDSH-së. Përndryshe Z. Dinosha në krye të kësaj parti ishte dy mandate, timonin të drejtoi me parti e mori në qershor të vitit 2004. Për z.Zenkën votuan anëtarët e të gjithë degave të Unionit një zëri, dega e Plavës, Malësisë, Rozhajës dhe Ulqinit.
/Ulqini-Online/

KOMENTOJE