Dan: Nxënësit shqiptarë provokuan – Shpalosen flamurin shqiptar

E përditshmja malazeze Dan njofton për një incident të ndodhur në shkollën e mesme “Vëllazërim – Bashkim“ në Ulqin në ditën e 28 Nëntorit – Festës së Flamurit. Sipas kësaj gazete, incidenti ndodhi pasi një grup i nxënësve shqiptarë shpalosen flamurin shqiptar dhe rekuizita të tjera me ngjyra kuq e zi. Këtij veprimi të nxënësve shqiptarë i’u kundërpërgjigjen nxënësit boshnjakë dhe malazezë duke shpalosur flamurin malazias. Kjo ishte edhe arsyeja e zënkës në mes të palëve.

Sipas të njëjtit burim, mësohet se njëri nxënës pas grindjes ka kërkuar ndihmë në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin.

Sipas shefit të policisë në qytetin e Ulqinit Rudolf Elezoviqit, bëhet e ditur se nxënësit pjesëmarrës në këtë ngjarje janë dëgjuar në prani të prindërve dhe punëtorit social dhe janë në konsultime me prokurorinë për veprime të mëtutjeshme. /Ulqini Online/

KOMENTOJE