Gianni De Biasi do të jetë trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
Trajneri italian ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit.
55-vjeçari ka qenë trajner i disa skuadrave të Serisë A italiane si Brescia dhe Udinese. Gjithashtu ai ka drejtuar Levanten në vitin 2009 në Spanjë duke mos arritur dot ta shpëtonte nga rënia nga kategoria, por pavarësisht kësaj është cilësuar nga gazeta ‘AS’ si një nga trajnerët më të mirë të atij sezoni për shkak se atë vit ekipi kishte falimentuar dhe pavarësisht kësaj arriti rezultate që nuk priteshin.
Aventura e tij e fundit ishte me Udinese-n ku qëndroi rreth tre muaj nën drejtimin e kësaj skuadre para se të shkarkohej në 21 shkurt 2010. /TCH/