Në Shqipëri vetëm me letërnjoftim

Sot në Tiranë u nënshkrua marrëveshja në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi e cila do të mundësoj lëvizjen e qytetarëve nga këto dy shtete vetëm me letërnjoftim.

Iniciativa e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë për lëvizjen vetëm me karta identiteti është konkretizuar me nënshkrimin e marrëveshjeve me Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Ato janë nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të Malit të Zi dhe Maqedonisë, të cilët u shprehën se ky është një hap i rëndësishëm dhe shumë konkret, duke rritur mundësitë e lehtësimit të lëvizjes mes tre shteteve.

Pas ratifikimit nga Parlamentet e vendeve nënshkruese të marrëveshjes, qytetarët shqiptarë, malazezë dhe maqenodas, së shpejti në pikat kufitare do të kalojnë vetëm me tregimin e kartave biometrike të identitetit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit Zi pati takime me homologun e tij shqiptarë Edmond Haxhinasto dhe me Kryeministrin Sali Berisha.

Takimi me Berishën

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha i bëri më dije ministrit Rocen se pret me kënaqësi zhvillimin së shpejti të vizitës zyrtare në vendin fqinj dhe mik, në Mal të Zi, e cila ishte planifikuar të zhvillohej një ditë më parë, por e cila u anulua për shkaqe shëndetësore të Berishës.
Ministri malazez i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian z. Milan Roćen e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore. Ai i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit z. Igor Luksic, Presidentit z. Filip Vujanovic, si dhe dëshirën e tyre për ta pritur atë sa më parë, një vizitë kjo e cila do të sjellë një kontribut të ri në zgjerimin dhe forcimin e miqësisë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston midis dy vendeve e qeverive. /TCH/ /Malesia.Org/

KOMENTOJE