Anita Nikaj Princesha e Kryeqytetit

Me datën 12 dhjetor në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë është mbajtur edicioni i 12-të i konkursit të bukurisë kryeqytetase “Miss & Mister Tirana 2011”. Ky eveniment kaq i bukur është organizuar nga “Angjensi Karabashi” me producent z. Alban Karabashi. Në këtë ediocion kanë marrë pjesë 20 vajza dhe 17 djem, ku perveç paraqitjes së tyre të bukur, publikut i kanë treguar edhe disa performanca koreografike dhe sfilata me kostume popullore shqiptare.
Në këtë eveniment kaq të rëndësishëm ka marrë pjese edhe bukuroshja nga Malësia Anita Nikaj, e cila është kurorzuar me dy çmime, me atë të Miss Buzëqeshja dhe Pricesha e Kryeqytetit.

Është një kënaqësi e madhe të jesh pjesë e Miss Tirana. Jam shumë e kënaqur për këtë rezultat, të jem e sinqert nuk i kam pritur këto çmime, për faktin se vi nga Mali i Zi dhe aty isha në Miss Tirana. Por, edhe këtë herë kryeqytetasit treguan se nuk është e rëndësishme se nga cila anë vjen, është e rëndësishme të jësh Shqiptare dhe ta duash Tiranën, është shprehur Anita.
E rëndësishme është se këtu përfaqësova në një mënyrë apo në një tjetër Shqiptarët e Malit të Zi, kerkova nga organizatoret që pjesë sfilatës me kostume popullore të jetë edhe xhumbleta Malësore, ishte nje moment fantastik, jo vetëm sfilata me veshje popullore, por edhe e gjithë pjesa tjetër e organizimit, është një nderë i madh për mua që mu dha mundësia të isha pjesë e këti evenimenti. Ka shumë çmime më të mëdha në botë, por dy çmimet që fitova në Miss Tirana 2011 janë çmimet më të shtrënjta për mua, dhe me siguri nuk do i ndërroja me asnjë çmim tjeter në botë, e emocionuar për Malësia.org është shprehur Princesha e Kryeqytetit Anita Nikaj.

D.S

FOTOGRAFITË KOMENTOJE