Pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë po i vjen fundi.
Katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO), pritet ta përmbyllë misionin e saj më 1 dhjetor 2012.
Agjencia Express bën me dije se 1 dhjetori i vitit të ardhshëm është data e mundshme për të shënuar fundin e ICO’së, zyrë kjo që ka mbikëqyrur implementimin e Dokumentit të Presidentit Ahtisaari.
Ndërkohë mësohet se një komision i posaçëm, me pjesëmarrje edhe të Zyrës Civile Ndërkombëtare do të punojë për ndryshimet kushtetuese, konform situatës së re. /BalkanWeb/